Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas opozitës, pushtetarët duan të blejnë deputetët e tyre

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Disa deputetë duhet të vendosin se kujt do t'i jenë besnikë - partisë dhe liderit të tyre, apo Bullgarisë, tha kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov me rastin e përpjekjeve për formimin e qeverisë së re me mandatin e "Po e vazhdojmë ndryshimin". “Ky është shansi për të mos hyrë në krizë politike”, tha Petkov.

Lideri i partisë opozitare GERB, Bojko Borisov, akuzoi pushtetarët për formim joparimor të qeverisë së re. Ai komentoi se në parlament po blihet deputetë për të siguruar minimumin prej 121 deputetësh për të mbështetur një kabinet me kryeministër Asen Vasilev.

Edhe partia “Vëzrazhdane” deklaroi se Petkov ka premtuar se do të “kompensojë” deputetët e tyre nëse e mbështesin qeverinë e re.



Më shumë nga rubrika

Mustafa Karadajë

DPS: Për të kapërcyer të gjitha krizat duhet kapërcyer së pari ajo politike

Votuesit bullgarë nuk i dhanë askujt pushtetin për të qeverisur në mënyrë njëpartiake. Qytetarët bullgarë dërguan një sinjal se politikanët në Bullgari duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të kërkojnë një koalicion mes tyre për zgjidhjen e..

botuar më 22-10-02 11.19.MD
Kirll Petkov dhe Asen Vasilev

“Po e vazhdojmë ndryshimin” nuk do të marrë pjesë në koalicion me GERB dhe DPS

U kemi premtuar votuesve tanë shumë qartë se nuk do të bëjmë koalicion me GERB-in dhe DPS-në dhe do ta përmbushim premtimin tonë, tha para gazetarëve bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe ish-kryeministër Kirill Petkov. Duke..

botuar më 22-10-02 11.00.MD
Kostadin Paskalev

Kostadin Paskalev, BSP: E majta po humb votat për shkak të liderëve të saj

Partia Socialiste Bullgare (BSP) po humb votues për shkak të sjelljes së kryesisë së partisë. Një mendim të tillë e ka shprehur Kostadin Paskalev – anëtar i këshillit kombëtar të BSP-së, para BNR-së, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve...

botuar më 22-10-02 10.31.MD