Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë skeptikë ndaj lajmeve në media për luftën në Ukrainë

Përvan Simeonov
Foto: Borisllava Borisova

Bullgaria është një nga shoqëritë më eurofile në BE, por edhe një nga shoqëritë më rusofile, tha Përvan Simeonov nga "Gallup International Balkan" në diskutimin "Pluralizmi dhe dezinformimi gjatë luftës" në Këshilln e Mediave Elektronike

60% e bullgarëve nuk i miratojnë veprimet e Vladimir Putin në Ukrainë. 23.3% më tepër i miratojnë, dhe këta janë njerëzit më të moshuar.

Bullgari është rusofil në zemër, por gjermanofil në mendje, komentoi eksperti. 50,7% besojnë se informacionet në mediat bullgare për luftën në Ukrainë janë të pasigurta, gjë që pasqyron skepticizmin e bullgarëve ndaj autoriteteve në vend. Të dhënat ngrenë shqetësime për besimin e përgjithshëm në mjedisin mediatik, bën përfundimin sociologu.


Më shumë nga rubrika

Uzina

Arsye teknike apo gabim njerëzor janë versionet për shpërthimin në uzinën “Arsenall”

U gjetën kufomat e dy grave të zhdukura pas incidentit në fabrikën e armëve “Arsenall” në Kazanllëk. Zyrtarisht, tani janë tri viktima - një burrë 55-vjeçar dhe dy gra, 53 dhe 43 vjeç. Burri ka 8 vjet stazh, një grua ka 9, dhe tjetra - 15 vjet stazh..

botuar më 22-10-05 10.32.PD

SHBA po dërgon më shumë sisteme raketore HIMARS në Ukrainë

Ushtria ukrainase shënon fitime të rëndësishme në rajonin Herson përgjatë brigjeve të lumenjve Ingulec dhe Dnieper, ndërsa vazhdon të përparojë në rajonet Hallkovska dhe Lluganska, bëri të ditur Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA...

botuar më 22-10-05 10.11.PD

6 veta me Covid-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit

937 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Rastet ranë me 402 nga një ditë më parë. 59% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 14,25% e 6575 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 15,8% të treguesit të martën,..

botuar më 22-10-05 10.02.PD