Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një terminal intermodal do të lehtësojë trafikun nëpër Danub pas vitit 2025

Ura e Danubit 2
Foto: BGNES - arkiv

Një terminal intermodal do të ndërtohet në qytetin danubian Ruse deri në fund të vitit 2025. Kjo u bë e ditur nga Kompania Kombëtare e Infrastrukturës Hekurudhore.Vlera e projektit është 52 milionë leva. Ndërtimi i objektit pritet të fillojë vitin е ardhshëm. Sipas analizës, terminali fillimisht do të jetë në gjendje të përpunojë rreth 60 000 kontejnerë në vit, dhe deri në vitin 2045 kapaciteti i objektit mund të dyfishohet. Terminali pritet të çojë në një rritje të konsiderueshme të trafikut të mallrave, ndërsa në të njëjtën kohë do të shmangen bllokimet e trafikut në rrugën përmes pikës së kontrollit të Urës së Danubit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mijëra punëtorë nga jashtë janë tërhequr nga vendet e lira të punës në Bullgari

Për vite me radhë, punëdhënësit në Bullgari kanë përjetuar mungesë të personelit. Sipas Konfederatës Bullgare të Punësimit, persona të përshtatshëm mund të gjenden vetëm për 30% të pozitave të hapura në tregun e punës. Arsyeja kryesore që jep..

botuar më 24-03-11 7.20.PD

Gratë në vendin tonë marrin gati 13% paga më të ulëta

Gratë në vendin tonë marrin mesatarisht 12,6% paga më të ulëta se burrat, por në një sërë aktivitetesh ekonomike diferenca në shpërblim është shumë më e madhe, sipas të dhënave të Institutit të Kërkimeve Sociale dhe Sindikale pranë..

botuar më 24-03-08 10.48.PD

Sofja ka pagën mesatare më të lartë në vend - 2900 leva /1482.75 euro/

Paga mesatare në Bullgari në tremujorin e katërt të vitit të kaluar arriti në 2123 leva /1085.47 euro/. Rritja me bazë vjetore është 13%, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Paga mesatare në Sofje është më e larta -..

botuar më 24-03-07 2.52.MD