Tri herë kampionet e Evropës Gabriella Stoeva dhe Stefani Stoeva nisën me fitore në dyshe për femra në Turneun e Badmintonit "World Tour Super 500" në Kuala Lumpur (Malajzi). Bullgaret u renditën në vendin e tetë në skemën fituan kundër Pooja Dandu dhe Arathi Sara Sunil nga India me 21:17, 21:17 për 30 minuta.
Në raundin e radhës motrat Stoevi presin fituesit e dyluftimit mes dysheve nga Indonezia dhe Tajlanda.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..