Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë të ndarë nëse të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare apo jo

Foto: alpharesearch.bg

Po të zhvillohen zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare sot, GERB do të ishte forca e parë politike me 21.5% të votave, sipas anketës së fundit sociologjike të agjencisë “Alpha Research”, të realizuar deri më 1 korrik. Pas tyre renditen “Po e vazhdojmë ndryshimin” me 20.2 për qind. Partia Socialiste Bullgare (BSP) është e treta me 11.5%. Pasojnë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe “Vëzrazhdane” - përkatësisht me 8.8 dhe 7.8 për qind. "Bullgaria Demokratike" dhe "Ngritja Bullgare" fitojnë respektivisht 7.1 dhe 4.5 për qind mbështetje. “Ka një popull të tillë” (ITN), që doli nga koalicioni qeverisës, del nga parlamenti i ri i mundshëm.

Një koalicion i trefishtë rreth "Po e vazhdojmë ndryshimin" me BSP dhe "Bullgarinë Demokratike" merr 31.9% të mandateve të ardhshme parlamentare, që nuk mjafton për një shumicë. Për një koalicion rreth GERB-it janë 25.2%.

49.5% e të anketuarve në sondazh shprehin mbështetje për formimin e qeverisë së re në parlamentin aktual, ndërsa - 46.7% mbështesin zgjedhjet e parakohshme.

Më shumë nga rubrika

Centrali atomik

Rusia është e prirur të pranojë krijimin e një zone sigurie rreth termocentralit bërthamor

Krijimi i një zone sigurie rreth centralit bërthamor ukrainas "Zaporozhie" mund të mbështetet nga pala ruse. Sipas kreut të "Rosatom" Aleksej Lihaçov, kjo duhet të bëhet sipas kushteve të Rusisë, e cila kontrollon centralin atomik “Zaporizhie”...

botuar më 22-11-25 10.06.PD

Rënie e lehtë e rasteve me Covid-19

Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 198. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 5,5% e 3554 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 466 të shtruarit në spitale, nga të cilët 55 janë në reanimacion. Janë..

botuar më 22-11-25 9.31.PD

Qendra Kulturore dhe Informative e Bullgarisë në Shkup është zhvendosur në një shtëpi të re

Shtëpia e re e Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë në Shkup do të hapet zyrtarisht më 25 nëntor – ditën e Shën Klementit të Ohrit. Në mesin e të ftuarve në ngjarje do të jenë ministrat e kulturës të Bullgarisë Velislav Minekov dhe të..

botuar më 22-11-25 6.10.PD