Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 7 korrikun

Vala e ftohjes verore po vazhdon

Foto: BGNES

Temperaturat maksimale të enjten do të jenë prej 25 deri në 30°. Në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Në perëndim do të mbajë mot me diell me vranësira të përkohshme.

Moti nuk do të jetë i përshtatshëm për plazh përgjatë Detit të Zi. Do të jetë i vranët me reshje shiu dhe stuhi. Temperaturat maksimale do të jenë prej 26 deri në 29°. Temperatura e ujit të detit do të jetë 24-27°. Lëvizja e ujit të detit do të jetë deri në 3 ballë.

Në male në gjysmën perëndimore të vendit, mundësia e reshjeve është shumë e ulët. Në masivët e Bullgarisë Lindore do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 19°, në 2000 m deri në 11°.