Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qytetarët protestuan pas një aksidenti të rëndë në Sofje

Foto: BGNES

Qytetarët u organizuan në rrjetet sociale dhe protestuan mbrëmjen e sotme në Sofje në vendin e një aksidenti të rëndë ku humbën jetën dy vajza të reja. Njerëzit kërkojnë masa kundër mosndëshkimit në rrugët e vendit. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, një drejtues automjeti ka kaluar në semafor të kuq në një bulevard të kryeqytetit, duke shkaktuar një aksident. Në aksident dy femra të moshës 22 dhe 26 vjeç humbën jetën në vend dhe mbeti i plagosur një shofer taksie. Për aksidentin sot u arrestua Georgi Semerxhiev, ish-futbollisti i ekipit “Levskit”, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Burri ka precedentë të shumtë penalë, përfshirë të lidhur me drogën. Për shkak të shkeljeve të Ligjit të Qarkullimit Rrugor, atij i është hequr patenta e drejtimit. “Në kryeqytet ka bum të aksidenteve gjatë natës sepse nuk ka kontroll të mirëfilltë fizik. Ka qindra shoferë me mbi 50 kundërvajtje, por ata vazhdojnë të lëvizin me veturat e tyre”, tha për BNR Bogdan Millçev nga Instituti për Siguri Rrugore.


Më shumë nga rubrika

Pavarësisht rritjes së fluksit të emigrantëve, Bullgaria arrin t’i rezistojë presionit

Shteti bullgar mobilizoi të gjitha resurset në dispozicion për t’i rezistuar presionit të fortë migrator përgjatë kufirit. Presidenti Rumen Radev në një bisedë telefonike me kancelarin austriak Karl Nehammer theksoi se fluksi i emigrantëve drejt..

botuar më 22-12-02 8.07.MD

Holanda bllokon sërish pranimin e Bullgarisë në Shengen

Qeveria e Holandës ka vendosur të bllokojë pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Korporata Holandeze Transmetuese. Sipas kryeministrit Mark Rutte, vendimi nuk është politik, por i bazuar në fakte. Sipas ministrit të jashtëm Wopke Hoekstra,..

botuar më 22-12-02 7.52.MD

Do të votojmë me letër ose me makineri, vendosën deputetët pas 18 orësh debate dhe skandale

Në një mbledhje 18-orëshe, deputetët (me votat e GERB-SDS, DPS dhe BSP) pranuan në leximin e dytë që votuesit ta ushtrojnë të drejtën e votës me fletëvotim në letër ose me makineri, por nuk arritën të votojnë për gjysmën e teksteve në Kodin..

rinovuar më 22-12-02 6.35.MD