Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qytetarët protestuan pas një aksidenti të rëndë në Sofje

Foto: BGNES

Qytetarët u organizuan në rrjetet sociale dhe protestuan mbrëmjen e sotme në Sofje në vendin e një aksidenti të rëndë ku humbën jetën dy vajza të reja. Njerëzit kërkojnë masa kundër mosndëshkimit në rrugët e vendit. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, një drejtues automjeti ka kaluar në semafor të kuq në një bulevard të kryeqytetit, duke shkaktuar një aksident. Në aksident dy femra të moshës 22 dhe 26 vjeç humbën jetën në vend dhe mbeti i plagosur një shofer taksie. Për aksidentin sot u arrestua Georgi Semerxhiev, ish-futbollisti i ekipit “Levskit”, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Burri ka precedentë të shumtë penalë, përfshirë të lidhur me drogën. Për shkak të shkeljeve të Ligjit të Qarkullimit Rrugor, atij i është hequr patenta e drejtimit. “Në kryeqytet ka bum të aksidenteve gjatë natës sepse nuk ka kontroll të mirëfilltë fizik. Ka qindra shoferë me mbi 50 kundërvajtje, por ata vazhdojnë të lëvizin me veturat e tyre”, tha për BNR Bogdan Millçev nga Instituti për Siguri Rrugore.


Më shumë nga rubrika

Votimi në Bosilegrad kaloi pa probleme, por me shumë fletë votimi të pavlefshme

230 bullgarë votuan në seksionin në Bosilegrad të Serbisë, njoftoi ekipi i Qendrës Kulturore dhe Informative atje pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve. GERB-SDS mori më shumë vota - 71. “Po e vazhdojmë ndryshimin” mblodhi 37 fletëvotime,..

botuar më 22-10-03 9.19.PD

Ditën e dytë nuk u raportua asnjë vdekje me Covid

179 janë të sapo infektuar me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 119 nga një ditë më parë. 61 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 15.77 për qind nga 1135 testet e kryera rezultuan pozitive, në..

botuar më 22-10-03 8.18.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, por pas mesnate vranësirat në veri të Bullgarisë do të fillojnë të shtohen. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 22-10-03 1.35.PD