Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qytetarët protestuan pas një aksidenti të rëndë në Sofje

Foto: BGNES

Qytetarët u organizuan në rrjetet sociale dhe protestuan mbrëmjen e sotme në Sofje në vendin e një aksidenti të rëndë ku humbën jetën dy vajza të reja. Njerëzit kërkojnë masa kundër mosndëshkimit në rrugët e vendit. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, një drejtues automjeti ka kaluar në semafor të kuq në një bulevard të kryeqytetit, duke shkaktuar një aksident. Në aksident dy femra të moshës 22 dhe 26 vjeç humbën jetën në vend dhe mbeti i plagosur një shofer taksie. Për aksidentin sot u arrestua Georgi Semerxhiev, ish-futbollisti i ekipit “Levskit”, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Burri ka precedentë të shumtë penalë, përfshirë të lidhur me drogën. Për shkak të shkeljeve të Ligjit të Qarkullimit Rrugor, atij i është hequr patenta e drejtimit. “Në kryeqytet ka bum të aksidenteve gjatë natës sepse nuk ka kontroll të mirëfilltë fizik. Ka qindra shoferë me mbi 50 kundërvajtje, por ata vazhdojnë të lëvizin me veturat e tyre”, tha për BNR Bogdan Millçev nga Instituti për Siguri Rrugore.


Më shumë nga rubrika

Gallup: Një e katërta e votuesve kanë vendosur në minutën e fundit për kë të votojnë

Në këto zgjedhje dolën për të votuar më pak të rinj, krahasuar me zgjedhjet e nëntorit 2021, gjë që uli votën për “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Një e katërta vendosi se për kë do të votonin në minutën e fundit dhe ata që votuan me "Nuk mbështes..

botuar më 22-10-03 7.53.MD
Nina Suomalainen

Vëzhguesit ndërkombëtarë: Zgjedhjet ishin të qeta, ka problem me votën e blerë

Dita e zgjedhjeve në Bullgari u organizua sipas rregullave dhe kaloi në mënyrë paqësore, konkluduan vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë të 2 tetorit. Autoriteteve u rekomandohet të bëjnë më shumë për të eliminuar blerjen e..

botuar më 22-10-03 7.11.MD
Hristo Ivanov

“Bullgaria Demokratike”: Nuk do të marrim pjesë në një qeverisje me GERB dhe DPS

"Bullgaria Demokratike" nuk do të marrë pjesë në një qeverisje me GERB dhe DPS. Një qeverisje e tillë është e pamundur, pasi do të nxirrte njerëzit në rrugë. Ajo në fakt është një recetë për destabilizimin e vendit. Një mendim të tillë për bTV e ka..

botuar më 22-10-03 6.37.MD