Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Po e vazhdojmë ndryshimin” shpalli prioritetet e projekt-kabinetit të ri

Foto: BGNES

Parametrat e programit të projekt-kabinetit të Asen Vasilev nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” u bënë të qarta. Ai përmban mbi 40 projektligje që duhet të miratohen në 6 muajt e ardhshëm. “Në mënyrë reale, një pjesë e madhe e tyre duhet të miratohen në 4 muajt e ardhshëm, nëse duam që Bullgaria të vazhdojë me ritmin me të cilin jemi aktualisht dhe të absorbohen miliarda euro që duhet të hyjnë në ekonominë bullgare”, tha Kryeministri në dorëheqje Kirill Petkov. Ndër detyrat urgjente janë reformat strukturore të parashikuara tashmë në marrëveshjen e koalicionit, Ligji për Komisionin për Luftimin e Korrupsionit dhe Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Mënyrë të Paligjshme dhe emërimi i Bojko Rashkov. “Bullgaria Demokratike” e cilësoi programin si të mirë dhe të fokusuar. BSP ka disa kundërshtime, prandaj vazhduan negociatat me “Po e vazhdojmë ndryshimin”.

Asen Vasilev tha se deri më tani nuk u diskutua për pozitat ministrore në qeverinë e re, këto bisedime pritet të zhvillohen të enjten më 7 korrik.

Më shumë nga rubrika

Ministri Nikollaj Millkov

Qendrat e votimit jashtë vendit janë gati për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare

Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, kanë kryer të gjitha veprimet për përgatitjen e votimit. Këtë e bëri të ditur ministri teknik i punëve të jashtme, Nikollaj Millkov, në një konferencë të sotme në..

botuar më 22-09-29 3.13.MD

Ursula von der Leyen do të takohet me presidentët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në Sofje

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Bullgari do të takohet me Presidentin Rumen Radev dhe homologun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel,..

botuar më 22-09-29 2.19.MD
Koloneli Hristo Tinev

Po sqarojnë arsyet e rrëzimit të SU-25

Është gjetur kutia e zezë e bombarduesit Su-25 që u rrëzua pasditen e djeshme në bazën ajrore Bezmer. Kështu ka bërë të ditur sot prokurori ushtarak i qarkut, kolonel Hristo Tinev nga Prokuroria Ushtarake Sliven. Aksident me një avion ushtarak..

botuar më 22-09-29 11.18.PD