Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimet e karburantit e bëjnë Bullgarinë një destinacion kryesor për udhëtime të lira

Foto: pixabay

Një renditje e Road Trip Index 2022 (Indeksi i udhëtimeve me automobila), e kryer nga motori kryesor i kërkimit të udhëtimeve në botë KAYAK, zbulon destinacionet më të mira evropiane që ia vlen të vizitohen këtë vit duke udhëtuar me veturë.

Për këtë qëllim u studiuan dhe u renditën 33 vende në Evropë sipas 24 faktorëve individualë. Më pas ato u ndanë në 5 kategori të veçanta: të ashtuquajturat “udhëtime buxhetore”, qëndrueshmëria, kampingjet, rehati dhe infrastruktura, ruajtja e natyrës dhe atraksionet. Renditja lejon që pasagjerët të përshtatin udhëtimin e tyre sipas preferencave të tyre. Rezultatet tregojnë se vendet me vlerësimet më të larta sipas pesë treguesve janë: Serbia (udhëtimet buxhetore), Holanda (qëndrueshmëria), Franca (kampingjet, pamja dhe natyra) dhe Zvicra (komoditeti dhe infrastruktura).

Me rritjen e çmimit të karburanteve këtë vit, preferohen gjithnjë e më shumë të ashtuquajturat “udhëtime buxhetore”. Lidhur me këtë, Bullgaria rekomandohet si një destinacion i lirë, duke zënë vendin e pestë në renditje, në kategorinë e udhëtimeve buxhetore. Rezulton se çmimet e karburanteve në vendin tonë janë ndër më të ulëtat në Evropë (benzina A 95 rreth 3,40 leva). E njëjta gjë vlen edhe për çmimet për përdorimin e makinave me qira, tarifat e akomodimit në hotel dhe parkimit. Mesatarisht, marrja me qira e një makine në Bullgari kushton 34 euro në ditë, që është një nga çmimet më të përballueshme në krahasim me të gjitha vendet e tjera në listë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Industria e turizmit pret një sezon më të mirë këtë vit

Krahasuar me vitin e kaluar 2021, viti aktual 2022 po bëhet më i mirë për turizmin vendas, njoftoi BTA. Ministri i Turizmit, Ilin Dimitrov, gjatë forumit “BG TURIZËM – DIMËR 2022/2023” në Bansko, të organizuar nga BTA, theksoi se ajo që ka..

rinovuar më 22-11-10 3.29.MD

Koprivshtica për fillestarë, ose si të kaloni një fundjavë në të kaluarën

Qyteti Koprivshtica është një xhevahir i vërtetë arkitekturor për shkak të pamjes së ruajtur që nga shekulli i XIX . Ndryshe nga vendbanimet e tjera historike në vendin tonë, këtu nuk do të shihni asnjë shenjë neglizhence. Rrugët janë të pastra,..

botuar më 22-11-06 11.55.PD

Turqia është një nga destinacionet më të preferuara nga bullgarët për festimin e Natës së Vitit të Ri

Çmimet për një paketë tre ditore për dy veta me akomodim në hotel, transport të organizuar dhe darkë festive në jaht, nën “një dush fishekzjarrë” në Bosfor, lëvizin nga 600 deri në 1200 leva (nga rreth 300 deri në rreth 600 euro), njofton BTA...

botuar më 22-11-04 7.35.MD