Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimet e karburantit e bëjnë Bullgarinë një destinacion kryesor për udhëtime të lira

Foto: pixabay

Një renditje e Road Trip Index 2022 (Indeksi i udhëtimeve me automobila), e kryer nga motori kryesor i kërkimit të udhëtimeve në botë KAYAK, zbulon destinacionet më të mira evropiane që ia vlen të vizitohen këtë vit duke udhëtuar me veturë.

Për këtë qëllim u studiuan dhe u renditën 33 vende në Evropë sipas 24 faktorëve individualë. Më pas ato u ndanë në 5 kategori të veçanta: të ashtuquajturat “udhëtime buxhetore”, qëndrueshmëria, kampingjet, rehati dhe infrastruktura, ruajtja e natyrës dhe atraksionet. Renditja lejon që pasagjerët të përshtatin udhëtimin e tyre sipas preferencave të tyre. Rezultatet tregojnë se vendet me vlerësimet më të larta sipas pesë treguesve janë: Serbia (udhëtimet buxhetore), Holanda (qëndrueshmëria), Franca (kampingjet, pamja dhe natyra) dhe Zvicra (komoditeti dhe infrastruktura).

Me rritjen e çmimit të karburanteve këtë vit, preferohen gjithnjë e më shumë të ashtuquajturat “udhëtime buxhetore”. Lidhur me këtë, Bullgaria rekomandohet si një destinacion i lirë, duke zënë vendin e pestë në renditje, në kategorinë e udhëtimeve buxhetore. Rezulton se çmimet e karburanteve në vendin tonë janë ndër më të ulëtat në Evropë (benzina A 95 rreth 3,40 leva). E njëjta gjë vlen edhe për çmimet për përdorimin e makinave me qira, tarifat e akomodimit në hotel dhe parkimit. Mesatarisht, marrja me qira e një makine në Bullgari kushton 34 euro në ditë, që është një nga çmimet më të përballueshme në krahasim me të gjitha vendet e tjera në listë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Pavarësisht luftës dhe krizës, bullgari nuk heq dorë nga udhëtimet jashtë vendit

Këtë verë, bullgarët nxituan të kapin mundësitë e humbura për ekskursione dhe pushime jashtë shtetit pas kufizimeve dyvjeçare pandemike dhe sanitare. Në përpjekje për të kapërcyer kufizimet e reja të mundshme anti-covid, ata po nxitojnë të..

botuar më 22-10-23 1.35.MD

Sezoni turistik dimëror do të jetë më i mirë se ai i mëparshmi, sipas ministrit të linjës

Ministri i turizmit Ilin Dimitrov shprehu pritjet se sezoni i ardhshëm dimëror do të jetë më i mirë se ai i mëparshmi, që sipas tij ishte rekord. “Regjistrimet po shkojnë shumë mirë, shpresoj të mos ketë kthesa të forta në situatën gjeopolitike”,..

botuar më 22-10-17 12.13.MD

“Stranxha e Gjelbër” fton për një shëtitje adhuruesit e natyrës

Shoqata “Stranxha e Gjelbër” organizon shëtitje vjeshtore për adhuruesit e natyrës. Ata janë nëpër itinerare të ndryshme në malin Stranxha dhe në rajonin e qytetit bregdetar Burgas. Të shtunën më 22 tetor shoqata planifikon të mbajë “Shëtitjen e gjatë”..

botuar më 22-10-16 9.55.PD