Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Atanas Veliçkov: Propozimi i Këshillit Evropian është më i miri për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut

Pavarësisht protestave nuk ka rritje të qëndrimit negativ ndaj komunitetit bullgar, thotë gazetari i Maqedonisë së Veriut

Foto: EPA/BGNES

Pas një jave protestash rrugore në Shkup kundër propozimit francez për hapjen e negociatave për aderimin e Maqedonisë së Veriut me BE-në, interesante është pse pushtetarët në fqinjin tonë jugperëndimor vonojnë marrjen e vendimit mbi këtë çështje. “Pushtetarët në Maqedoninë e Veriut janë të bindur, se nuk duhet të hedhin poshtë propozimin francez. Por për shkak të rrezikut të zgjedhjeve të reja do të përpiqen të shtyjnë miratimin e vendimit në parlament, derisa të ulet intensiteti i protestave.” Këtë e theksoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Atanas Veliçkov. Ai është kryeredaktor i sajtit maqedonas tribuna.mk, ku në normën gjuhësore vendëse pasqyrohen pozitat e bullgarëve në vend.

A mund të çojë refuzimi i propozimit francez në një rritje të tensioneve ndëretnike me shqiptarët në vend? – Gazetari është skeptik:

Atanas Veliçkov

“Unë nuk mund të bëj deklarata të tilla të guximshme, se paqja etnike në vend është në rrezik. Këtë e tha Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, por mendoj, se kjo ishte thirrja e tij për ndihmë. – Le të bëjmë këtë, se mund të bëhet vërtetë të rrezikshme. Por do të them përsëri, mendoj se këtu tashmë u rekrutuan edhe sllavët, edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Nuk besoj se mund të ketë, kushedi se çfarë përplasjesh në baza etnike

Veliçkov tha, se pavarësisht protestave nuk ka rritje të qëndrimit negativ ndaj komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut:

“Ne jemi mësuar me qëndrimin negativ veçanërisht të autoriteteve zyrtare këtu, me gjuhën e tyre, siç e quaj unë, të sistematizuar të urrejtjes. Stigmatizimi i bullgarëve këtu është universal. Është e mundur që nëse në protesta shfaqet një bullgar më i shquar, të bëhet problem, por si presion, pra asgjë më shumë se sa njerëzit zakonisht durojnë këtu. Por ende nuk kam një informacion të tillë.Në rrjetet sociale ka kërcënime, por kjo është një praktikë e rregullt. Tashmë jemi mësuar me të.”

Gazetari ripohoi informacionin, se ndër protestuesit kundër “bullgarizimit të Maqedonisë së Veriut në BE” ka edhe të pakënaqur me pasaporta bullgare. Shumë prej tyre sipas leverdisë profesionale dhe koniunkturës politike shfaqen herë si bullgarë, herë si maqedonas të lashtë dhe prapë si maqedonas nga koha e Jugosllavisë.

Atanas Veliçkov nuk pret ndryshime në propozimin francez gjatë Presidencës çeke të BE-së:

“Unë nuk besoj në një zhvillim të tillë të gjërave, për arsyen e thjeshtë se nëse ka ndonjë ndryshim, Bullgaria duhet të rikthejë menjëherë procesin nga fillimi. Ajo që Këshilli Evropian propozoi përmes Presidencës Franceze është ajo që është më e mira për të dyja vendet.”

Presidenti i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, prezanton propozimin francez në Maqedoninë e Veriut

Nëse ka ndonjë ndryshim, Bullgaria, siç i ka mbrojtur me vendosmëri deri tani pozitën e saj, duhet të rikthejë menjëherë negociatat nga fillimi dhe nëse duhet të vendosë një veto të re, mendon gazetari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, EPA/BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Margaritis Shinas

Pas zgjedhjeve evropiane, pritet qartësi për anëtarësimin në Shengen еdhe nga toka

Pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian , pres një vendim që Bullgaria dhe Rumania të mund t'i bashkohen Shengenit dhe në rrugë tokësore, tha nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas . Progresi duhet të pritet në fund të këtij viti..

botuar më 24-03-13 9.57.PD

Qeveria raportoi aktivitetet e saj për 9 muajt e fundit të qeverisjes

Programi i menaxhimit vazhdon edhe për nëntë muajt e ardhshëm, me mbi gjysmën (56%) prej masave të zbatuara. Duke marrë parasysh punën e nëntë muajve të qeverisë, kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov deklaroi se me zëvendëskryeministren dhe..

rinovuar më 24-03-08 6.37.MD

Zëri i bullgarëve - si për parlamentin kombëtar

Nëse zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të ishin këtë javë, koalicioni GERB-SDS do të kishte mbledhur më shumë vota - 22,9%, i ndjekur nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) me 19,7%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë..

botuar më 24-03-08 11.27.PD