Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Populli e nderon Profetin Ilia si një shenjtor zot i breshërive

Foto: pravoslavie.bg

Më 20 korrik ortodoksia kremton Profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia, një pasardhës i stërgjyshit të Shenjtë Aaron. Populli ynë e quan këtë festë Ilinden, ndërsa Shën Ilian e respekton si një nga të ashtuquajturit shenjtorë zotërinj të breshërive. Ai është zot i elementeve qiellore të verës, zot i bubullimave, vetëtimave dhe rrufeve. Prandaj në këndet e ndryshme të vendit e quajnë Grëmovnik, Grëmollomnik dhe emra të tjerë të prejardhur nga fjala shqip “bubullima”.

Në përrallat popullore shenjtori ka një karrocë të zjarrtë dhe me të ndjek kuçedrën që ha grurin e arave. Ndoshta ky përfytyrim lidhet me mrekullinë e largimit të tij nga bota tokësore, e përshkruar në jetëshkrimin e tij. Sipas tij, Shën Ilia u kap në një karrocë të zjarrtë dhe u çua i gjallë në parajsë.

Për fuqitë mbinatyrore të “Shën Ilias së moçëm” tregon një këngë e bukur nga repertori i këngëtarëve Daniell Spasov dhe Milen Ivanov.

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD