Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar iu bashkua bordit drejtues të Rrjetit Evropian të Vallëzimeve

Atanas Maev
Foto: Derida Dance Center

Ndërsa artistët në Bullgari janë ende duke u përpjekur të marrin frymë dhe të rikuperohen nga pauza Covid e talentit të tyre, në nivel ndërkombëtar drita në tunel është gjithnjë e më e dukshme. Pasi vitin e kaluar festivali për kërcim bashkëkohor në Plovdiv "One Dance Week" u bë një nga themeluesit e aleancës evropiane të kërcimit Big Pulse Dance Alliance (BPDA), së fundmi bullgari Atanas Maev, bashkëthemelues dhe drejtues i "Derida dance center", u zgjodh si përfaqësuesi i parë nga Evropa Lindore në bordin e drejtorëve të rrjetit evropian të vallëzimit (EDN).

Organizata, e cila daton që në vitin 2009, sot bashkon 48 organizata joqeveritare dhe skena teatrore nga 28 vende, duke mbështetur një infrastrukturë kulturore për zhvillimin e kërcimit bashkëkohor në Evropë.

Deri vonë, Ballkani nuk kishte një përfaqësues në rrjet, tregon Atanas Maev për Radio Bullgarinë. Në vitin 2020, pas një periudhe gjashtëmujore verifikimi në lidhje me ngjashmëritë krijuese në ide dhe në mirëkuptimin për zhvillim dhe punë, ndaj EDN janë bashkuar Lokomotiva nga Maqedonia, Areal nga Rumania, Hapësirë për zhvillim koreografik), "Stanica" nga Serbia dhe qendra e parë dhe e vetme e vallëzimit bashkëkohor me skenë të vet në Bullgari - Derida Dance Center. Kurse sot rajoni tanimë ka dhe përfaqësues të vet në organin drejtues të rrjetit për një mandat prej dy vjetëve.

Vetë Atanas Maev është ekonomist për nga arsimi dhe ka 20 vjet që merret me menaxhim kulturor. Së bashku me koreografin Zhivko Zheljazkov, në vitin 2002 ata krijuan një kompani private kërcimi në Spanjën Jugore, ku punuan për disa vite. Gjatë vitit 2010 të dy kthehen në atdhe dhe themelojnë Derida Dance Center - sot një nga hapësirat bazë dhe fytyra e skenës së pavarur në Bullgari.

“Në thelb, aktualisht ne jemi në vitin e qëndrueshmërisë. Derida është një model i qëndrueshëm që është ndërtuar mbi një mjedis tërësisht të paqëndrueshëm.  Bullgaria gjithmonë ka pasur një ekonomi të dobët dhe kultura jonë ka qenë e përkrahur dobët në një nivel shtetëror, gjë e cila kërkon një përshtatje të jashtëzakonshme dhe këtë ne mundëm ta tregojmë se po e bëjmë.

Por viti i ardhshëm është viti i barazisë, i përfshirjes. Çekuilibri gjeografik që ekziston në zonën tonë është jashtëzakonisht i dukshëm.Në Bullgari, dhe në përgjithësi në rajonin e Ballkanit, kemi akoma kaq shumë punë, e cila duhet të kryhet mbi ndërtimin e urave midis formacioneve të ndryshme kulturore dhe institucioneve në një nivel lokal.

Periudha e rëndë e kufizimeve dhe e izolimit preku mbi të gjitha artistët e pavarur në Bullgari, të cilët u detyruan të ndërpresin punën e tyre dhe t'i ulin të ardhurat e tyre deri në zero. Sipas Maevit, për momentin është jashtëzakonisht e rëndësishme të ruhet ky aktiv krijues, i cili është në një mjedis të rrezikshëm.

“Projekte që u zhvilluan në periudhën postkomuniste në vendin tonë u kanë kushtuar përpjekje të shumta kolegëve tanë. Këtu një rol shumë të rëndësishëm luan Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë me fondet e BE-së, i cili nëse zbatohet në mënyrë korrekte duhet t'u shkojë pikërisht organizatave private kulturore të cilat nuk marrin subvencione shtetërore. Nga ana tjetër  është me rëndësi të mendojmë sesi ti lidhim publikët tona, të zhdukim ndarjen në teatral, të kërcimit, muzikor e të tjera.  Publiku duhet të ketë prani deri në lloje të ndryshme të estetikës, që të mund të zhvillojë shijen e vet dhe kuptimin, si dhe vlerën e vet si një faktor për vlerësimin e një produkti kulturor” - sqaron vështrimin e tij Atanas Maev.

Ai njeh idenë e “partneriteteve horizontale” të kolegut të tij nga Holanda, i cili qëndron pas festivalit “Today's Arts” dhe beson se, hierarkia nuk ndërtohet në vertikale, e cila gjithmonë thyhet diku më lart.

“Po fillojmë nga realiteti lokal, nga nevoja dhe mundësitë. Pas kësaj duhet të kemi një komunikim me partnerët tanë ndërkombëtar, ti ftojmë në Bullgari, që të mund përmes tyre të tregojmë se procesi në Bullgari është në një drejtim konstruktiv. Vetëm kështu mund të bëhet lidhja midis Ballkanit dhe Evropës Lindore, Qendrës dhe Perëndimit. Le të shikojmë pikturën e madhe dhe të shikojmë se ne jemi një e tërë dhe kjo lidhje duhet të jetë jashtë rregullsisë që krijohet nga kufijtë dhe kufizimet politike. Ne, njerëzit e artit, duhet të jemi të parët të cilët të ndërtojmë këto ura drejt unitetit. Artistët janë të parët, të cilët zgjasin dorë dhe tregojnë  se problemi është në politikat e kohës, por jo tek njerëzit të cilët e paguajnë çmimin. Këto janë njoftimet e artit - ato janë për paqe, për ruajtjen e mjedisit, kundra dhunës në të gjitha format e tij” - është kategorik menaxheri kulturor.

Ai beson se, shpirti i lirë i artistit shumë shpesh nuk ka censurë dhe vë çështjet më të rëndësishme dhe të vërteta përpara publikut, të cilat provokojnë një debat shoqëror. Në këtë mënyrë, përveç funksionit të vet estetik, arti formon dhe ndërton njerëz pro aktiv, të cilët mendojnë, të përgatitur që nesër të bëjnë zgjedhjen e vet politike, kulturore, shoqërore ose personale, me të cilën fillon dhe ndryshimi i çdo një kohe dhe sistemi, thotë Atanas Maev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Derida Dance CenterЕuropean dancehouse network

Më shumë nga rubrika

Ekspozita e parë e vizatimeve të fëmijëve “Këmisha ime e qëndisur bullgare” në Romë

Në Ditën e Iluministëve Popullor, 1 Nëntor, në kryeqytetin italian hapet ekspozita e parë me vepra të pjesëmarrësve në Konkursin Ndërkombëtar “Këmisha ime e qëndisur bullgare”. Organizatorë janë Instituti Kulturor Bullgar në Romë dhe Asociacioni..

botuar më 22-11-01 10.13.PD
Teodor Ushev

Animatori Teodor Ushev – ambasador i së mirës

Përrallat janë mënyra e parë në të cilën një fëmijë njihet me botën përreth dhe fillon të dallojë të mirën nga e keqja, të bukurën nga e shëmtuara, të drejtën nga   e gabuara. Kur rritemi, këto “përralla” na përcillen përmes historive personale të..

botuar më 22-10-28 7.15.PD

Një libër i ri ruan kujtimet për elitën kulturore të Caribrodit

“Përshtypjet për personazhet e librit tim janë veçanërisht të rëndësishme, sepse të gjithë ata, në një shkallë ose në një tjetër, ia kushtojnë krijimtarinë e tyre kujtesës kulturore të Caribrodit" - tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Donka..

botuar më 22-10-24 7.15.PD