Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fotot „In Transit“ nga metroja e Nju Jorkut u rregulluan në qendër të Sofjes

Foto: Deljan Vëllçev

Pikërisht një vit më parë ju folëm për projektin fotografik “In Transit” të bullgarit Deljan Vëllçev. Ekspozita përfshin 30 imazhe të realizuara në metronë e Nju Jorkut nga viti 2014 deri në fillimin e pandemisë Covid-19, të cilat u shfaqën për herë të parë në Galerinë e Arteve të Qytetit “Boris Georgiev” në Varna.

Sot, tregimi fotografik i Vëllçevit po viziton Galerinë “Sintezis” në Sofje. Deri më 10 shtator, mund të shihet ndryshimi në emocionet tona të pasqyruara në të tanishmen e qyteteve të mëdha. Metroja e Nju Jorkut është një qendër mbledhëse, sepse ndoshta rreth 90 për qind e qytetarëve udhëtojnë me të, pavarësisht nga statusi i tyre social, financiar apo tjetër”, tha fotografi për Radio Bullgarinë.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Itinerare nëpër gjurmët e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij do të popullarizojnë veprën e tyre në Evropë

Rruga e pelegrinazhit për në Santiago de Kompostella daton që nga Mesjeta. Ky është praktikisht kalimi i parë i udhëtimit në Kontinentin e Vjetër. Në ditët e sotme është pjesë e gjithsej 48 “shtigjeve” kulturore të certifikuara nga Këshilli i..

botuar më 22-12-04 2.05.MD

Shikoni kinemanë bullgare në internet nga kudo në botë

Instituti Shtetëror i Kulturës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë për të tretin vit na dhuron një festë të kinemasë në prag të Krishtlindjes. Deri më 18 dhjetor, adhuruesit e artit të shtatë nga çdo një anë e globit mund të shohin..

botuar më 22-12-04 9.15.PD

Festivali i artit shqiptar – një urë lidhëse midis dy popujve miq

21 nëntori i këtij viti shënoi një ngjarje të rëndësishme, Festivalin e Parë të Artit Shqiptar në Sofje. Ky është eventi i parë i këtij lloji, që zhvillohet në Sofje, organizimi i të cilit u bë nën patronazhin e Ministrit të Kulturës të Bullgarisë,..

botuar më 22-11-25 4.49.MD