Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar zuri vendin e dytë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Biologjisë

Petër Zhotev
Foto: arkiv personal

Në kryeqytetin armen, Jerevan, u mbajt Olimpiada e 33-të Ndërkombëtare e Biologjisë. Bullgaria është një nga gjashtë vendet themeluese të konkursit në vitin 1989. Olimpiada e sivjetme përfundoi me sukses të madh për katër përfaqësuesit tanë të cilët hyrën në një konkurrim me mbi 250 përfaqësues të 62 vendeve të mbarë botës.

Medaljen e artë dhe vendin e dytë historik në renditje, të tejkaluar vetëm nga një garues nga Rusia, e fitoi nxënësi i klasës së njëmbëdhjetë në Gjimnazin Matematikor të Sofjes (SMG) Petër Zhotev. Ai tha për BNR-Varna se kjo është pjesëmarrja e tij e dytë në olimpiadë, e cila përbëhet nga dy pjesë - teori dhe praktikë. E para përfshinte 100 detyra me një përgjigje të përzgjedhur brenda 6 orëve, dhe ajo praktike - kryerja e eksperimenteve nga zoologjia, botanika, biokimia dhe bioinformatika, hulumtimi i një reaksioni enzimë dhe një eksperiment me fotosintezën te bimët. Pas suksesit të arritur, Petër tani duhet të zgjidhë detyrën më të rëndësishme në jetën e tij - ku të vazhdojë arsimin. Para tij ka dy mundësi - Gjermania apo Zvicra.

Me dallime nga kryeqyteti armen u kthyen edhe Borisllav Stojanov, Ljubosllav Ivanov dhe Jana Atanasova. Drejtuese e ekipit është docentja Allbena Jordanova nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Sofjes.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

15 medalje për bullgarët nga turneu ndërkombëtar i informatikës në Shumen

Garuesit bullgarë fituan 15 medalje në Turneun Vjeshtor të 14-të Ndërkombëtar të Informatikës "Xhon Atanasov" në Shumen, i cili u mbajt nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe me mbështetjen mediatike të BTA. Në edicionin e sivjetshëm të..

botuar më 22-11-28 5.59.MD

Një film bullgar për dhunën shtëpiake u dallua në Bolivi

Filmi bullgar “Frymëmarrje të kontrolluara” fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë Dokumentare në Bolivi, Black Cat Award International Film Festival  . Forumi i kushtohet humanizmit dhe të gjitha të ardhurat nga..

botuar më 22-11-28 11.26.PD

Mesazhe për Bullgarinë me 111 fjalë do të vendosen në një kapsulë kohore në Rodope

Fushata bamirëse kombëtare “Bullgaria e meriton!” mbledh mesazhe nga të rinjtë bullgarë për të ardhmen. Nisma “111 fjalë të frymëzuara nga Bullgaria” u drejtohet të gjithë nxënësve, të rinjve dhe studentëve brenda dhe jashtë vendit. Në Ditën e..

botuar më 22-11-27 12.05.MD