Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar zuri vendin e dytë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Biologjisë

Petër Zhotev
Foto: arkiv personal

Në kryeqytetin armen, Jerevan, u mbajt Olimpiada e 33-të Ndërkombëtare e Biologjisë. Bullgaria është një nga gjashtë vendet themeluese të konkursit në vitin 1989. Olimpiada e sivjetme përfundoi me sukses të madh për katër përfaqësuesit tanë të cilët hyrën në një konkurrim me mbi 250 përfaqësues të 62 vendeve të mbarë botës.

Medaljen e artë dhe vendin e dytë historik në renditje, të tejkaluar vetëm nga një garues nga Rusia, e fitoi nxënësi i klasës së njëmbëdhjetë në Gjimnazin Matematikor të Sofjes (SMG) Petër Zhotev. Ai tha për BNR-Varna se kjo është pjesëmarrja e tij e dytë në olimpiadë, e cila përbëhet nga dy pjesë - teori dhe praktikë. E para përfshinte 100 detyra me një përgjigje të përzgjedhur brenda 6 orëve, dhe ajo praktike - kryerja e eksperimenteve nga zoologjia, botanika, biokimia dhe bioinformatika, hulumtimi i një reaksioni enzimë dhe një eksperiment me fotosintezën te bimët. Pas suksesit të arritur, Petër tani duhet të zgjidhë detyrën më të rëndësishme në jetën e tij - ku të vazhdojë arsimin. Para tij ka dy mundësi - Gjermania apo Zvicra.

Me dallime nga kryeqyteti armen u kthyen edhe Borisllav Stojanov, Ljubosllav Ivanov dhe Jana Atanasova. Drejtuese e ekipit është docentja Allbena Jordanova nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Sofjes.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

WWF feston ditëlindjen e skuadrës së saj të arinjve me një festë bamirësie

Organizata ekologjike WWF do të festojë ditëlindjen e dytë të Skuadrës së saj të Shpëtimit të Ariut me një festë bamirësie me një kauzë. Të gjithë dashamirët e kafshëve janë të ftuar në klubin kryeqytetas "Terminal 1" të "Bëhu me lesh" - një..

botuar më 22-12-01 6.10.PD

Biznesi investon më shumë se shteti në shkencë

Financimi shtetëror për veprimtarinë kërkimore në vendin tonë ka qenë vetëm 0.25% e PBB-së në vitin e kaluar, pavarësisht angazhimeve të marra (në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Kërkimit Shkencor) për të arritur në 0.50% në vitin 2021 dhe 0.70%..

botuar më 22-11-30 5.23.MD

15 medalje për bullgarët nga turneu ndërkombëtar i informatikës në Shumen

Garuesit bullgarë fituan 15 medalje në Turneun Vjeshtor të 14-të Ndërkombëtar të Informatikës "Xhon Atanasov" në Shumen, i cili u mbajt nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe me mbështetjen mediatike të BTA. Në edicionin e sivjetshëm të..

botuar më 22-11-28 5.59.MD