Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Materializimi i Surrealizmit" – vepra origjinale të Salvador Dalis paraqiten në qytetin Ruse

Foto: Facebook/ruseartgallery

Galeria e Arteve në qytetin DanubianRuse është mikpritëse e një ekspozite unike që po ngjall një interes mjaft të madh. Nën titullin “Materializimi i Surrealizmit”, ekspozita prezanton 60 vepra origjinale të artistit gjenial të shekullit të 20-të, Salvador Dali.

Vizitorët mund të njihen me litografi të tij, punimet me argjend, serigrafi mbi mëndafsh, punime dizajni etj. Ato janë prezantuar në 5 seksione tematike - "Lulet surrealiste", "Dymbëdhjetë Apostujt ose Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët", "Benvenuto Çelini", një cikël ilustrimesh për "Plakun dhe detin" nga Ernest Hemingway dhe krijime të tjera të ndryshme të Salvador Dalis.


Autografi i artistit të çuditshëm dhe ekscentrik është një provë e pranuar përgjithësisht e autorësisë dhe të origjinalitetit të secilës prej veprave të ekspozuara dhe mbrohet nga të gjitha ligjet ekzistuese për të drejtat e autorit. Ideja është që të ndihmohet publiku të ndjekë sesi Salvador Dalia i materializon pikëpamjet e tij përmes një gjuhe speciale artistike nën formën e imazheve, të cilat shumë shpesh marrin një pamje jo të materializuar, të paprekshme por që ndihet shumë qartë nga shikuesi, thonë drejtuesit e ekspozitës.


“Salvador Dali është krahasuar shpesh me Leonardo da Vinçin dhe Mikelanxhelon.Ai ka mundur të vizatojë çdo objekt me një saktësi fotografike, dhe ta sjellë nga një ëndërr në realitet.Pikturat e tij i prekin njerëzit edhe sot e kësaj dite”, tha për BNR-Shumen kuratori i ngjarjes, Vasilij Kesauri.Ai është gjithashtu një anëtar i familjes që zotëron koleksionin me krijime të Dalis. Familja e tij është me prejardhje gjeorgjiane, por prej viteve jeton në Francë.


Deri tani ekspozita “Materializimi i surrealizmit” ka  vizituar galeri në Poloni, Çeki, Letoni, Estoni, Lituani dhe Sllovaki.Koleksioni privat “Kesauri” ka edhe vepra të piktorëve si Chagall, Degas, Toulouse Lautrec, kurse 1300-1400 vepra nga koleksioni janë të Salvador Dalis, thotë Vasilij Kesauri. Ekspozita do të mbetet në qytetin Ruse deri në fund të muajit tetor.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/ruseartgallery

Më shumë nga rubrika

Në Panairin e Librit në Frankfurt marrin pjesë 150 shtëpi botuese bullgare me mbi 300 tituj

Nga data 19 deri më 23 tetor, Frankfurti pret Panairin tradicional Ndërkombëtar të Librit, i konsideruar si panairi më i madh i librit në botë. Në edicionin e sivjetshëm marrin pjesë 7500 ekspozues dhe pritet që deri në fund të javës veprimtaria të..

botuar më 22-10-22 1.25.MD

Rrënoja dhe perandori në qendër të kryeqytetit

Një ekspozitë ndërkombëtare me temë "Sofia Art Projects:: Rrënojat dhe Perandoritë e Largoto" do të zbulojë para publikut hapësira të paarritshme në qendër të kryeqytetit dhe do të sjellë në jetë rrënojat e lashta. Për herë të parë pas 10 vitesh..

botuar më 22-10-22 8.05.PD

Kinemaja bullgare në fokus në Tunizi

Tre dokumentarë dhe tre filma bashkëkohorë bullgarë do të shfaqen në festën treditore të kinemasë bullgare në Tunis. Ngjarja organizohet nga Pallati i Kulturës në kryeqytetin tunizian nga 21 deri më 23 tetor. Festivali i filmit do të shoqërohet me..

botuar më 22-10-21 10.08.PD