Galeria e Arteve në qytetin DanubianRuse është mikpritëse e një ekspozite unike që po ngjall një interes mjaft të madh. Nën titullin “Materializimi i Surrealizmit”, ekspozita prezanton 60 vepra origjinale të artistit gjenial të shekullit të 20-të, Salvador Dali.
Vizitorët mund të njihen me litografi të tij, punimet me argjend, serigrafi mbi mëndafsh, punime dizajni etj. Ato janë prezantuar në 5 seksione tematike - "Lulet surrealiste", "Dymbëdhjetë Apostujt ose Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët", "Benvenuto Çelini", një cikël ilustrimesh për "Plakun dhe detin" nga Ernest Hemingway dhe krijime të tjera të ndryshme të Salvador Dalis.
Autografi i artistit të çuditshëm dhe ekscentrik është një provë e pranuar përgjithësisht e autorësisë dhe të origjinalitetit të secilës prej veprave të ekspozuara dhe mbrohet nga të gjitha ligjet ekzistuese për të drejtat e autorit. Ideja është që të ndihmohet publiku të ndjekë sesi Salvador Dalia i materializon pikëpamjet e tij përmes një gjuhe speciale artistike nën formën e imazheve, të cilat shumë shpesh marrin një pamje jo të materializuar, të paprekshme por që ndihet shumë qartë nga shikuesi, thonë drejtuesit e ekspozitës.
“Salvador Dali është krahasuar shpesh me Leonardo da Vinçin dhe Mikelanxhelon.Ai ka mundur të vizatojë çdo objekt me një saktësi fotografike, dhe ta sjellë nga një ëndërr në realitet.Pikturat e tij i prekin njerëzit edhe sot e kësaj dite”, tha për BNR-Shumen kuratori i ngjarjes, Vasilij Kesauri.Ai është gjithashtu një anëtar i familjes që zotëron koleksionin me krijime të Dalis. Familja e tij është me prejardhje gjeorgjiane, por prej viteve jeton në Francë.
Deri tani ekspozita “Materializimi i surrealizmit” ka vizituar galeri në Poloni, Çeki, Letoni, Estoni, Lituani dhe Sllovaki.Koleksioni privat “Kesauri” ka edhe vepra të piktorëve si Chagall, Degas, Toulouse Lautrec, kurse 1300-1400 vepra nga koleksioni janë të Salvador Dalis, thotë Vasilij Kesauri. Ekspozita do të mbetet në qytetin Ruse deri në fund të muajit tetor.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/ruseartgallery
Edhe pse Bullgaria ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e fqinjit të saj, qysh më 15 janar 1992, kultura maqedonase, me përjashtime të caktuara, nuk njihet sa duhet te ne. Prandaj, Qendra Kulturore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë..
"Uroj që edhe më shumë bullgarë të fillojnë të vlerësojnë kulturën dhe vendin e tyre pa pritur që të huajt t'i vlerësojnë më parë". Fjalët janë të Alexander Eppler - një amerikan me origjinë ruse që e quan veten bullgarofil. Këtë ai e dëshmoi me gjithë..
Ekspozita “Bullgarët në Ballkanin Perëndimor në shekujt XIX-XXI” hapet sot, 1 mars në orën 15:30 në galerinë “Qershia e vjetër” në fshatin Razhdavica të rrethit të Kjustendilit. Fokusi është në të kaluarën dhe të tashmen e bullgarëve, të cilët..
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17..
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në..