Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi “Tangra” prezanton një version të ri të këngës “Dashuria pa të cilën nuk mund të jetojmë”

Foto: Facebook / @Tangra

I formuar në vitet 70-të të shekullit të kaluar, grupi rrok “Tangra” kaloi nëpër faza dhe stile të ndryshme krijuese dhe për një periudhë të caktuar në përbërjen e tij përfshiheshin jo pak interpretues të njohur. Në vitin 2020, muzikantët njoftuan se po përgatisnin një album të ri.

Një vit më vonë, Konstantin Markov (themeluesi i grupit) u largua nga kjo botë. Pavarësisht humbjes së rëndë, “Tangra” vazhdon aktivitetin e saj.

Nga poeti Aleksandër Petrov mësuam se pak ditë më parë u realizua versioni i ri i këngës së preferuar të brezave bullgarësh “Dashuria pa të cilën nuk mund të jetojmë”. Aleksandër është autor i tekstit, muzika është e Boris Karadimçevit, aranzhimi është i Dani Gançev (tastierë), Borisllav Mudollov (Bobi Kosatkata, vokal), Ivo Çallëkov (kitarë). Në regjistrim marrin pjesë edhe Stefan Popov (bateri), Valeri Grigorov (bas kitarë).

Përpilues: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / @Tangra

Më shumë nga rubrika

Muzika e Stenli dhe teksti i Aleksandër Petrov në një takim të ri frymëzues

Stanisllav Sllanev - Stenli është ndër autorët dhe interpretuesit më domethënës, të njohur dhe të dashur. Rruga e tij në muzikën bullgare është e ndritshme dhe zgjat më se katër dekada. Duke mbrojtur stilin e tij karakteristik, Stenlei nuk ndalet..

botuar më 23-11-21 8.55.PD

Muzika ballkanike dhe muzikantë me famë botërore në SoFest Winter në Sofje

Nga data 17 deri më 19 nëntor në kryeqytet mbahet edicioni dimëror i  Festivalit SoFest Winter. Adhuruesit e muzikës do të kenë mundësi të dëgjojnë më të mirën e skenës muzikore ballkanike. Mbrëmjen e parë Vëllezërit Vlladigerov do të..

botuar më 23-11-17 8.40.PD

Udhëtimi rreth botës me Zhivko Petrov Trio

Pianisti dhe kompozitor i xhazit Zhivko Petrov është gjithnjë e më i preokupuar nga rruga dhe drejtimi. Dy vjet pasi Zhivko Petrov Trio (JP3) na dha një drejtim të ri me albumin "Ndrysho drejtimin", tani është koha për të udhëtuar deri në disa..

botuar më 23-11-15 1.50.MD