Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Pantelejmoni – shenjtori më i nderuar nga Nestinarët në fshatin Brodillovo në malin Stranxha

10
Foto: личен архив

Në kalendarin e kishës, 27 korriku është caktuar për të nderuar Shtatë Shenjtorët – Apostujt e Shenjtë Kirill dhe Metodij dhe dishepujt e tyre Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angelarij. Pavarësisht se ka një festë të veçantë për secilin prej tyre, në këtë ditë ne tregojmë tradicionalisht mirënjohjen tonë për veprën e tyre të përbashkët.

Në të njëjtën datë është festa e Shën Dëshmorit të Madh Pantelejmon - shërues, mbrojtës i mjekëve dhe mamive. Sipas besimeve popullore, shenjtori ndihmon në sëmundjet, është mbrojtës i udhëtarëve, stuhive verore dhe përmbytjeve.

Emrin e Shenjtorit e mbajnë shumë kisha dhe manastire bullgare, spitale, qendra mjekësore etj. Midis tyre është tempulli në fshatin e valltarëve mbi prush – të quajtur bullgarisht nestinari, Brodillovo, i cili ndodhet në territorin e Parkut Natyror Stranxha. Deri në vitin 1914, popullsia përbëhej nga grekë, shumica e të cilëve emigruan pas Luftës së Dytë Ballkanike, ndërsa refugjatë bullgarë nga Trakia Lindore u vendosën për të jetuar në Brodillovo. Rezulton se Shën Pantelejmoni është i pari ndër shenjtorët e nderuar nga komuniteti nestinar në këtë fshat të malit Stranxha.

Në Brodillovo kisha mban emrin e Shën Pantelejmonit, prandaj në mëngjesin e 27 korrikut kryhet liturgjia e shenjtë - thregon Georgi Iliev, anëtar i këshillit të kishës. - Pas liturgjisë disa njerëz shkojnë në kishën e vogël  Shën Pantelejmon, jashtë fshatit ku aty pranë ka një ajazmë. Aty gatuhen kurban dhe shpërndahen për shëndet.


Shën Pantelejmoni është shenjtori më i nderuar në mesin e valltarëve mbi prush, nestinari, në Brodillovo dhe festa më e madhe është për nder të tij. Sipas stilit të vjetër, festa bie më 9 gusht dhe atëherë mbahet tubimi i fshatit. Atë ditë  gjithmonë bëjmë një procesion me ikonat deri në kishën e vogël jashtë fshatit. Një fakt interesant është se në fshatrat Maxhura dhe Pirdopollu (sot në territorin e Republikës së Turqisë), prej nga erdhën njerëzit në Brodillovo, kishat mbanin emrin e Shën Pantelejmonit. Nga ana tjetër edhe grekët që jetonin në Brodillovo gjithashtu e nderuan si një shenjtor i madh.”

Në kortezh kryhen ritet tradicionale të Nestinarëve, vazhdon tregimin e tij Georgi. Ikonat e sjella fillimisht “prehen” në kishë, ku për këtë është caktuar një vend i veçantë. Pastaj lahen ritualisht në ajazma, temjanisen dhe lihen përsëri në kishë. Ikonat e valltarëve nestinarë kanë doreza në pjesën e poshtme.

Me këto ikona ata hyjnë në zjarr gjatë vallëzimit të tyre ritual mbi prush, i cili zakonisht kryhet Ditën e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena, që bie më 21 maj. Dihet pak që valltarët mbi prush, nestinar, ndizeshin zjarr edhe në festën e Shën Pantelejmonit, ndonëse një gjë e tillë nuk ka ndodhur vitet e fundit.

Georgi vazhdon tregimin për kishën, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 1910.


Kisha u bekua dhe u hap një vit më vonë, dhe në vitin 1913 u themelua shkolla e parë bullgare në fshat në një ndërtesë pranë kishës. Ndërtesa është një pseudo-bazilikë me tri anijata. Një gdhendës vendas grek filloi së punuara ikonostasin e bukur prej druri në fund të shekullit të 19-të. Sipas legjendës, puna vazhdoi për 20 vjet, por gdhendësi u verbua pak para se ta mbaronte dhe punën e tij e vazhduan nxënësit e tij. Georgi Iliev thekson se kjo është kisha e dytë më e madhe fshatare në rajonin e malit Stranxha, vetëm kisha në fshatin Kosti është më e madhe. Ai thotë se çdo pranverë dhe vjeshtë pastrohen tërësisht kishat në Brodillovo dhe Kosti, në të cilat përfshihen njerëz nga Shoqata Trake - qyteti Carevo, e themeluar prej tij. Restaurimi i ikonave u bë më shumë se 20 vjet më parë. Pas kësaj, bashkia organizoi dy herë restaurimin e ikonave të vjetra.

“Kisha është vërtet unike jo vetëm si energji - këtu ruhet koleksioni më i madh i ikonave të valltarëve mbi prush Nestinarë. Më të vjetrat janë nga shekulli i XVI. Edhe emigrantët në Greqi ruajtën disa prej tyre, por nuk ka një koleksion kaq të pasur. Pas vitit 1956 në Brodillovo filluan të rrënojnë shtëpitë greke dhe të ndërtojnë të reja. Për të ruajtur ikonat, njerëzit i sillnin ato në kishë. Më të mëdhenjtë janë pikërisht ato të Shën Pantelejmonit. Janë ruajtur pesë ose gjashtë ikona të tilla të mëdha dhe disa më të vogla të Shenjtorëve Konstantit dhe Elena, gjë që tregon se ai ishte shenjtori më i nderuar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Allbena Bezovska, arkiv personal, tsarevo.info, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD

Shenjtëria e tij Patriarku Bullgar Neofit u largua nga ne

Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 78-vjeçare u largua nga ne Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit. Pak para mesnatës, më 13 mars, në një deklaratë zyrtare, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare njoftoi se..

botuar më 24-03-14 9.22.PD