Programi i ditës
Размер на шрифта
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tashmë është e qartë - në vjeshtë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Bullgari

BSP kthen mandatin e paplotësuar për të formuar qeverinë më 28 korrik

Georgi Svilenski
Foto: BGNES

Parlamenti hodhi poshtë programin qeverisës të shumicës në largim, të propozuar nga BSP, e cila mori mandatin e tretë, të fundit eksplorues për të formuar një qeveri.

Me propozim të opozitës, me 119 vota “pro”, 106 “kundër” dhe një “abstenim” dhe pas rivotimit, u hoq nga programi javor i parlamentit projektvendimi i paraqitur nga “BSP për Bullgarinë” për miratimin e një programi legjislativ të parlamenti për periudhën deri në dhjetor 2022.

Deputeti i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), Jordan Conev e përkufizoi si “nihilizëm ligjor” idenë e së majtës për të transferuar në parlament përgjegjësinë për dështimin e mandatit të fundit për të formuar një qeveri në kuadrin e parlamentit aktual. “Për të mos thënë se kushtet për formimin e qeverisë nuk pranohen me vendim të parlamentit”, shtoi Conev.

Desisllava Atanasova nga GERB komentoi se aksioni i BSP ishte një veprim PR. “As do të ketë kabinet, as do të zbatohet ky program legjislativ”, theksuan nga forca më e madhe opozitare.

“Të enjten do t’ia kthejmë mandatin Presidentit Rumen Radev si të paplotësuar. GERB, DPS, “Ka popull të tillë” dhe “Vëzrazhdane” nuk duan të ketë ligje, nuk duan të ketë rregullator energjie, duan të ketë kaos dhe paligjshmëri”, tha kryetari i grupit parlamentar të “BSP për Bullgarinë” Georgi Svilenski në një konferencë për shtypin në parlament.

“Në këtë situatë dhe sipas vendimit të Këshillit Kombëtar të BSP-së, ne do ta kthejmë mandatin më 28 korrik”, shtoi Svilenski. Se kur do të caktohen zgjedhjet parlamentare - përgjigja është në duart e presidentit.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Më shumë nga rubrika

Ljubço Neshkov: Ka një radikalizim të elitës politike në Maqedoninë e Veriut kundër Bullgarisë

Pas hapjes zyrtare në Manastir dhe Ohër të dy klubeve kulturore bullgare, me emrat "Ivan Mihajllov" dhe "Mbreti Boris III", në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut u miratua në lexim të parë një projekt-ligji me efekt retrograd. Ai ndalon përdorimin..

botuar më 22-11-02 7.15.PD

Bullgaria është ndër furnizuesit më të mëdhenj ushtarakë të Ukrainës

Bullgaria është bërë një nga furnizuesit më të mëdhenj të tërthortë të armëve në Ukrainë, duke shitur sasi rekord që nga fillimi i luftës, shkruan botimi ukrainas "European Justice", duke iu referuar një botimi në "Euractiv". Theksohet se..

botuar më 22-11-01 10.27.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Milorad Dodik, i cili është me qëndrim pro-rus është presidenti i ri i Republika Srpska Anëtari i deritanishëm serb i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik , është presidenti i ri i Republikës Srpska. Këtë e ka bërë të ditur..

botuar më 22-10-28 1.33.MD