Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pirini Këndon” aty ku takohen malet Rilla dhe Pirin

Foto: BGNES

Mbi 1500 pjesëmarrës nga komunat jugperëndimore të Bullgarisë do të mbledhë Tubimi Folklorik “Pirini Këndon” më 30 dhe 31 korrik. Në këtë mënyrë në zonën Predell ku preken rrëzat e maleve Rilla dhe Pirin do të festohet 60-vjetori i edicionit të parë të festivalit, i cili paraqet shembuj të folklorit dhe traditës etnografike bullgare të ruajtura ndër shekuj.

Historia

Krijuar në vitin 1962, Tubimi “Pirini Këndon” zhvillohej një herë në pesë vjet deri në vitin 1985, kur pushoi së ekzistuari. Prapëseprapë që nga viti 1997 sërish e gëzon publikun e tij besnik në zonën “Predell”. “Pirini Këndon” nuk është një festival, por një lëvizje për kërkimin, ruajtjen dhe popullarizimin e këngëve dhe traditave origjinale popullore” – krenohen banorët e bashkisë së afërte Razllog.

Sipas traditës edhe sivjet në kuadër të tubimit do të shënohen dy përvjetorë - 119-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit  dhe 144-vjetori i Kryengritjes Kresna-Razllog.

Edicioni i sivjetshëm i 16-të i Tubimit “Pirini Këndon” mbahet nën kujdestarinë e Presidentit Rumen Radev. Interpretuesit më të mirë do të prezantojnë krahinën në Tubimin Kombëtar të Krijimtarisë Popullore në qytetin Koprivshtica, i cili do të mbahet nga 5 deri më 7 gusht.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Për një byrek bullgar dhe kavarma në fshatin ukrainas Kubej

Banuesit e fshatit Kubej në Bollgrad-Ukrainë, komunikojnë midis tyre në një gjuhë të bukur dhe arkaike bullgare, respektojnë traditat bullgare, kurse në tavolinën e vet vendosin gjellë të shijshme bullgare. Fshati është i njohur dhe si..

botuar më 22-08-25 12.24.MD

Kur muzika të prek thellë, ose pse të huajt janë të mahnitur nga folklori ynë

Dashuria për këngët dhe popullin tonë tërhoqi qindra mysafirë të huaj në tubimin në Koprivshtica gjatë fundjavës në fillim të gushtit. Në Koprivshtica fillon festa më e madhe e folklorit bullgar   Holandezët, belgët, japonezët,..

botuar më 22-08-10 11.45.PD

Në Koprivshtica fillon festa më e madhe e folklorit bullgar

Pjesëmarrësit në edicionin e 12-të të Tubimit Kombëtar të Krijimtarisë Popullore në qytetin Koprivshtica janë më se 6500, u bë e qartë në konferencën e shtypit organizuar një ditë para fillimit. Më 5, 6 dhe 7 gusht, në 6 skenat në zonën..

botuar më 22-08-05 12.06.MD