Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pirini Këndon” aty ku takohen malet Rilla dhe Pirin

Foto: BGNES

Mbi 1500 pjesëmarrës nga komunat jugperëndimore të Bullgarisë do të mbledhë Tubimi Folklorik “Pirini Këndon” më 30 dhe 31 korrik. Në këtë mënyrë në zonën Predell ku preken rrëzat e maleve Rilla dhe Pirin do të festohet 60-vjetori i edicionit të parë të festivalit, i cili paraqet shembuj të folklorit dhe traditës etnografike bullgare të ruajtura ndër shekuj.

Historia

Krijuar në vitin 1962, Tubimi “Pirini Këndon” zhvillohej një herë në pesë vjet deri në vitin 1985, kur pushoi së ekzistuari. Prapëseprapë që nga viti 1997 sërish e gëzon publikun e tij besnik në zonën “Predell”. “Pirini Këndon” nuk është një festival, por një lëvizje për kërkimin, ruajtjen dhe popullarizimin e këngëve dhe traditave origjinale popullore” – krenohen banorët e bashkisë së afërte Razllog.

Sipas traditës edhe sivjet në kuadër të tubimit do të shënohen dy përvjetorë - 119-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit  dhe 144-vjetori i Kryengritjes Kresna-Razllog.

Edicioni i sivjetshëm i 16-të i Tubimit “Pirini Këndon” mbahet nën kujdestarinë e Presidentit Rumen Radev. Interpretuesit më të mirë do të prezantojnë krahinën në Tubimin Kombëtar të Krijimtarisë Popullore në qytetin Koprivshtica, i cili do të mbahet nga 5 deri më 7 gusht.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Zanatet bullgare janë duke u zhdukur

Zanatet tradicionale bullgare janë transmetuar me shekuj nga babai te djali, nga mjeshtri te nxënësi. Dhe veprat e tyre po vazhdojnë të na mahnitin edhe sot e kësaj dite. Por sot, për fat të keq, nuk ka pothuajse asnjë vazhdimësi dhe shumë nga..

botuar më 22-08-04 7.15.PD
Në fshatin Kubej

“Dhëntë Zoti shi!”, ose si i ruajnë traditat bullgarët në fshatrat besarabe

Kultura e bullgarëve besarabë është e gjallë edhe më sot, por nuk do të zbuloni në qytetin e madh, vetëm në fshatrat. Aty ajo ruhet në formën e saj më autentike. Të tilla janë vëzhgimet e një të riu nga Bollgrad – Aleksandër Polibza, i përkushtuar..

botuar më 22-07-31 1.45.MD
Foto: Shoqata „Kirill dhe Metodij“ në Comodoro Rivadavia

Në Patagoni qepin kostume kombëtare bullgare, luajnë në gëdullka dhe kultivojnë shtërmen bullgar

Jugu i ftohtë i Argjentinës – kështu quhet zona gjeografike e Patagonisë, e cila shtrihet në territoret më të afërta me Polin e Jugut të Amerikës Latine. Në bregun me erë të Oqeanit Atlantik ndodhet qyteti port i Comodoro Rivadavia, i njohur që nga..

botuar më 22-07-23 1.15.MD