Në Festivalin Olimpik Evropian për Rininë që po vazhdon në qytetin sllovak Banska Bistrica, Iren Sarëbojukova fitoi medaljen e bronztë në kërcimin së larti. Atletja 16-vjeçare fitoi medaljen me rekordin më të mirë personal prej 1.80 metrash.
Fituese me 184 centimetra është kroatja Jana Koshak, kurse argjendin me rekord personal prej 182 centimetrash e fitoi serbja Nikolina Pejatovic.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..