Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politika dhe furnizimet me gaz - dy të panjohura të mëdha

| rinovuar më 22-08-01 3.31.MD
Foto: arkiv

Gushti në Bullgari po fillon në mënyrë të nxehtë, politikisht dhe ekonomikisht. Që në ditën e parë të muajit, të gjithë sytë u drejtuan te Presidenti, i cili lëshoi dy dekrete për shpërbërjen e Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor dhe për emërimin e qeverisë së tij të katërt teknike.

Detyra e parë para qeverisë teknike është organizimi i zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike, por kjo është ndërlikuar nga situata komplekse politike, ekonomike dhe ndërkombëtare.

Në prag të dimrit të afërt, sfida më e madhe me të cilën përballet qeveria e përkohshme duket se është zgjidhja e çështjes së energjisë, sigurimi i furnizimit me sasitë e nevojshme të gazit natyror.

Tema e gazit pritet të jetë dominuese në fushatën zgjedhore. “Debati për furnizimin me gaz dominohet nga deklaratat politike, ato të ekspertëve janë përjashtim. Ka sulme të vazhdueshme, po grumbullohet kapital politik, por kjo nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës”, komentoi Kallojan Stajkov, kryeekonomist në Institutin për Menaxhimin e Energjisë.

Vetëm pak ditë më parë Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov njoftoi se janë kontraktuar 7 cisterna me gaz të lëngshëm, por nuk dihet se kur do të arrijnë në Bullgari dhe nëse do të jenë me një çmim të pranueshëm për bullgarët. Opozita në vend ka frikë se nuk ka vende të sigurta ku mund të shkarkohet ky gaz. “Me thellimin e krizës së gazit në Evropë u zhdukën edhe kapacitetet e terminaleve për rigazifikimin e gazit të lëngshëm, sepse aty u orientuan të gjithë tregtarët dhe kjo nuk është për t'u habitur”, shpjegoi Kallojan Stajkov në një intervistë për BNR.

Kallojan Stajkov

Sigurisht që ka mundësi teknike. Natyrisht, ato nuk janë më të lehtat, pasi situata është e vështirë në të gjithë Evropën - kjo nuk i përket vetëm Bullgarisë, dhe kapaciteti teknik për masa të tilla është gjithashtu i kufizuar.”

Marrja e vendimit është vështirësuar nga sulmet e vazhdueshme mes ish koalicionit qeverisës dhe opozitës. “Kjo është shumë e mirë për akumulimin e kapitalit politik, por në realitet nuk e ndihmon aspak situatën”, analizon Stajkov.

Sipas ekspertëve të partisë më të madhe opozitare GERB, sasitë e dakorduara të gazit - nga Azerbajxhani dhe shtatë cisternat e shpallura nga Kryeministri i dorëhequr, nga të cilat mund të llogariten rreth 100 milionë metra kub gazi në muaj, janë të pamjaftueshme për konsum nga tetori 2022 deri në prill 2023. Ata treguan në televizion një letër të "Bulgargaz" drejtuar Holdingut Energjetik Bullgar, në të cilën, sipas fjalëve të tyre, deklarohet se nuk ka gaz dhe nuk do të ketë. Dhe ata propozuan një ide për një kontratë dhjetëvjeçare për të siguruar sasitë e nevojshme.

Kontrata afatgjatë është një nga opsionet dhe natyrisht kushtet në kuadrin e saj do të jenë shumë më të mira se ato të kontratave që kanë të bëjnë me furnizimet mujore - si në çmim, ashtu edhe në sasi - theksoi ekonomisti Kallojan Stajkov dhe shtoi - Kjo duhet të jetë një politikë e vetëdijshme nga ana e qeverisë - të shqyrtojë mundësitë dhe të zgjedhë vendimin më të mirë në këtë fazë. Askush nuk ka thënë që kjo kontratë afatgjatë duhet të mbulojë të gjitha sasitë që na duhen. Ka shumë opsione të ndryshme, por Bulgargaz duhet të heqë dorë nga zakoni për të siguruar mbi 90% të sasisë së vet nga një furnizues sipas një kontrate afatgjatë. Tani situata është ndryshe.”

Dhe kjo presupozon një politikë më aktive si nga ana e qeverisë, ashtu edhe nga ana e "Bulgargaz", është kategorik eksperti. Sipas tij, vendi ynë duhej të kishte reaguar më herët. “Negociatat duhej të kishin filluar me fillimin e luftës në Ukrainë ose në prill, kur Gazprom ndaloi furnizimet për Bullgarinë. Nëse negociatat fillojnë tani, sigurisht që jemi vonë”, theksoi Stajkov.

Sigurimi i furnizimit me gaz do të jetë në duart e qeverisë së përkohshme dhe në vend ka frikë se ajo mund të bëjë një kthesë dhe të rivendosë furnizimet me gaz rus duke pranuar kushtin e Gazpromit për pagesën në rubla.

Është e mundur të bëhet një hap i tillë. Askush nuk ka thënë se nuk mund të zhvillohen negociata me Gazprom, por mbetet çështja e madhe e sigurisë së furnizimit.”

Përpiloi: Elena Karkallanova (sipas intervistës së Sillvija Velikovës, BNR-“Horizont”)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv, BGNES







Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD