Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

6 medalje për të rinjtë e Bullgarisë nga Festivali Olimpik Evropian në Sllovaki

Foto: Facebook / @Bulgarian Olympic Team

Pjesëmarrja e sportistëve tanë të rinj në Festivalin e XVI Olimpik Evropian, që u mbajt në fund të korrikut në Sllovaki, u vlerësua si një sukses i madh për Bullgarinë. Për herë të parë që prej 15 vitesh në turneun, i vlerësuar nga specialistët si një mini-kampionat evropian, vendi ynë fitoi gjithsej 6 medalje - tre të argjendta dhe tre të bronzta.

Gjimnasti Bozhidar Zllatanov fitoi dy medalje argjendi. Me medalje të argjendtë u kthye në shtëpi edhe kombëtarja e volejbollitpër të rinj e drejtuar nga Martin Stoev. Fituesit e medaljeve të bronzta janë Bojan Hoxhitodorov dhe Elena Argirova në kërcim trehapësh dhe Irene Sarabojukova në kërcim së larti.

Në qytetin sllovak Banska Bistrica, ku u mblodhën sportistët e rinj më të mirë të kontinentit, Bullgaria mori pjesë me 46 garues në disiplina si atletikë, not, gjimnastikë, çiklizëm, tenis, xhudo dhe volejboll. Mbetet shpresa që një ditë këta sportistë të fitojnë medalje në forumet olimpike botërore.

Снимка: Facebook / @Bulgarian Olympic Team

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / @Bulgarian Olympic Team

Më shumë nga rubrika

Pallati Kombëtar i Kulturës

Sofjes i dorëzojnë flamurin e Kryeqytetit Botëror të Sportit

Më 3 dhjetor në një ceremoni zyrtare në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje i dorëzojnë kryeqytetit tonë flamurin e Kryeqytetit Botëror të Sportit në vitin 2024. Iniciativa është e përbashkët e Asociacionit të Qyteteve dhe Regjioneve Evropiane dhe..

botuar më 22-12-03 5.25.PD
Adrian Andreev

Adrian Andreev u kualifikua në çerekfinalet në Spanjë

Raketa e dytë e Bullgarisë për meshkuj Adrian Andreev u kualifikua në çerekfinalen e turneut të tenisit në fusha balte të serisë Challenger në Maspalomas (Spanjë), kategoria 80. Andreev, i renditur në numrin 6, mbizotëroi bindshëm ndaj..

botuar më 22-12-01 5.37.MD
Foto: Federata Bullgare e Kërcimit me Trampolinë

Medalje argjendi për Bullgarinë në Kampionatin Botëror të Kërcimit me Trampolinë për të rinj e të reja në Sofje

Në kërcimin e sinkronizuar në grupmoshën 11-12 vjeç, bullgaret Mirella Koseva dhe Sijana Pavllova zunë vendin e dytë. Dy vajzat realizuan jashtëzakonisht pastër kombinimin e tyre dhe fituan medaljen e argjendtë me 42.640 pikë. Në vend të parë, me 43.350..

botuar më 22-11-24 4.50.MD