Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

6 medalje për të rinjtë e Bullgarisë nga Festivali Olimpik Evropian në Sllovaki

Foto: Facebook / @Bulgarian Olympic Team

Pjesëmarrja e sportistëve tanë të rinj në Festivalin e XVI Olimpik Evropian, që u mbajt në fund të korrikut në Sllovaki, u vlerësua si një sukses i madh për Bullgarinë. Për herë të parë që prej 15 vitesh në turneun, i vlerësuar nga specialistët si një mini-kampionat evropian, vendi ynë fitoi gjithsej 6 medalje - tre të argjendta dhe tre të bronzta.

Gjimnasti Bozhidar Zllatanov fitoi dy medalje argjendi. Me medalje të argjendtë u kthye në shtëpi edhe kombëtarja e volejbollitpër të rinj e drejtuar nga Martin Stoev. Fituesit e medaljeve të bronzta janë Bojan Hoxhitodorov dhe Elena Argirova në kërcim trehapësh dhe Irene Sarabojukova në kërcim së larti.

Në qytetin sllovak Banska Bistrica, ku u mblodhën sportistët e rinj më të mirë të kontinentit, Bullgaria mori pjesë me 46 garues në disiplina si atletikë, not, gjimnastikë, çiklizëm, tenis, xhudo dhe volejboll. Mbetet shpresa që një ditë këta sportistë të fitojnë medalje në forumet olimpike botërore.

Снимка: Facebook / @Bulgarian Olympic Team

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / @Bulgarian Olympic Team

Më shumë nga rubrika

Dimitër Kuzmanov

Dimitër Kuzmanov në çerekfinale në Helsinki

“Raketa” e dytë e Bullgarisë Dimitër Kuzmanov u kualifikua në çerekfinale të turneut në Helsinki me një fond çmimesh prej 67 960 euro. Me fitoren e tij ndaj turkut Altug Çelikbilek me 6:4, 6:3, ai me siguri do të rikthehet ndër 200 tenistët më të mirë..

botuar më 22-11-17 6.53.MD
Izabella Shinikova

Tenistja jonë Izabela Shinikova u kualifikua në gjysmëfinalen e dysheve në Francë

Bullgarja Izabella Shinikova u kualifikua në gjysmëfinalen e dysheve të turneut të tenisit të mbyllur në qytetin francez të Saint-Etienne, me një fond shpërblyes prej 25 mijë dollarësh. E vendosur në numrin 3, Shinikova dhe përfaqësuesja e nikoqirëve..

botuar më 22-11-16 6.58.MD
Adrian Andreev

Bullgari Adrian Andreev filloi me fitore në turneun e tenisit në Helsinki

Në turneun e tenisit të serive “Challenger” në Helsinki, 21-vjeçari Adrian Andreev mposhti Jay Clark (Britania e Madhe) 6:1, 3:6, 7:6(2) për 2:05 orë. Kështu ai mori revansh për humbjen ndaj këtij kundërshtari në turneun në Forli (Itali) gjatë këtij..

botuar më 22-11-15 12.09.MD