Pjesëmarrja e sportistëve tanë të rinj në Festivalin e XVI Olimpik Evropian, që u mbajt në fund të korrikut në Sllovaki, u vlerësua si një sukses i madh për Bullgarinë. Për herë të parë që prej 15 vitesh në turneun, i vlerësuar nga specialistët si një mini-kampionat evropian, vendi ynë fitoi gjithsej 6 medalje - tre të argjendta dhe tre të bronzta.
Gjimnasti Bozhidar Zllatanov fitoi dy medalje argjendi. Me medalje të argjendtë u kthye në shtëpi edhe kombëtarja e volejbollitpër të rinj e drejtuar nga Martin Stoev. Fituesit e medaljeve të bronzta janë Bojan Hoxhitodorov dhe Elena Argirova në kërcim trehapësh dhe Irene Sarabojukova në kërcim së larti.
Në qytetin sllovak Banska Bistrica, ku u mblodhën sportistët e rinj më të mirë të kontinentit, Bullgaria mori pjesë me 46 garues në disiplina si atletikë, not, gjimnastikë, çiklizëm, tenis, xhudo dhe volejboll. Mbetet shpresa që një ditë këta sportistë të fitojnë medalje në forumet olimpike botërore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / @Bulgarian Olympic TeamFituesi legjendar i Kupës së Botës në maratonën e notit për 11 vite radhazi /2001-2011/, kampion bote në not në ujëra të akullta në një pishinë pranë qytetit rus Murmansk në vitin 2019 dhe fitues në not në kushte ngrirjeje pranë ishullit norvegjez..
Snoubordisti bullgar Petër Gergiovski fitoi një medalje argjendi në Festivalin Evropian Dimëror të Rinisë në Itali. Bullgari përfundoi i dyti në kualifikimet dhe doli në finale. Duke rivalizuar për titullin, Gergiovski ishte 3.40 sekonda më i..
Snowboardisti më i mirë bullgar Radosllav Jankov bëri përshtypje me vendin e katërt në Kupën e Botës në Bansko . Ai e arriti atë në fillimin e sllallomit paralel, rezultati i tij më i mirë në Kupën e Botës që nga viti 2019. Bullgari ishte i..