Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në Jupiter dhe mbrapa me këngën "Sa e dua"

Foto: FB/Jupiter7_official

“Të gjithë kërcejmë në Hënë.

Ndihem tmerrësisht i vetmuar në Pluton.

Në Saturn nuk jemi të ftuar të këndojmë...

Ne jemi numër një në Jupiter – “Jupiteri Shtatë!”

Këtë shëtitje të këndshme nëpër hapësirë ia detyrojmë grupit “Jupiter 7”, ndërsa vjershat janë nga kënga e tyre e re “Sa e dua”. Grupi ka rreth një vit që ekziston. Një nga paraqitjet e tij të para ishte në Festivalin e Jazz-it në Bansko në vitin 2021. Dhe pak ditë më parë morën pjesë në Festivalin e Arteve në Koprivshtica. Interpretuesit e rinj janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov". Disa prej tyre e përfunduan me sukses arsimin e tyre këtë vit, ndërsa disa të tjerë do ta mbarojnë shkollën vitin e ardhshëm. Të gjithë kanë një arsim klasik dhe për këtë arsye është logjike të supozohet se "Jupiteri" vjen nga titulli i Simfonisë Nr. 41 të Mozartit. “Jupiter 7” quhet një nga baladat e tyre, e cila u pëlqen shumë. Ata kanë edhe 5 ose 6 këngë origjinale dhe shpresojnë t'i regjistrojnë së shpejti.

Siç do ta dëgjoni edhe vetë, kënga e tyre e re “Sa e dua” është shumë e këndshme, verore dhe dinamike. Në video, së bashku me interpretuesit nga grupi, marrin pjesë shokët e klasës dhe miqtë e tyre - gjithashtu nga Shkolla Kombëtare e Muzikës “Ljubomir Pipkov”.

Muzika, teksti dhe aranzhimi janë të Neo Kurtevit - kitarë dhe vokal, dhe babait të tij Krasi Kurtev nga grupi "Akaga".

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Studioja vokale “Dëga” feston 30 vjetorin me një koncert

Studioja vokale "Dëga" (Ylber) do të mbajë një koncert festiv më 30 mars, kushtuar tre përvjetorëve të rrumbullakët - 30 vjet nga krijimi i formacionit, 40 vjet të veprimtarisë krijuese të Snezhana Polihronova - Kërnollski dhe 50 vjet të Shtëpisë së..

botuar më 24-03-29 8.25.PD

"Gënjeshtra dhe të vërteta"

SLNG është një nga grupet që kontribuuan në muzikën moderne bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Pas vdekjes së frontmenit Dimi Ekimov, SLNG u kthye në një formacion të rinovuar - Vlladi Mihajllov, i njohur edhe si vokalist i grupit SAFO dhe..

botuar më 24-03-28 8.15.PD
Tatjana Llollova

Ditën Botërore të Teatrit e shënojmë me një vepër nga projekti “Artistë që këndojnë”

Për më shumë se gjashtë dekada, 27 mars shënohet si Dita Botërore e Teatrit. Kjo datë festohet me ngjarje të ndryshme kushtuar teatrit në mbarë botën, përfshirë edhe në vendin tonë. Data u zgjodh në vitin 1961 në Kongresin e IX-të të Institutit..

botuar më 24-03-27 8.15.PD