Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

StreetArt Festival 2022 në Staro Zhelezare dhe si materializohen absurditetet e botës në muret e fshatit

Foto: Facebook/@StaroZhelezare

Fshati piktoresk mesjetar Staro Zhelezare është mikpritës i Festivalit tradicional StreetArt 2022, i cili do të zgjasë deri më 12 gusht. Këtë vit ekipi i piktorëve të rinj nga Polonia dhe Bullgaria po përgatit murale nën moton "NE JEMI HERONJTË". Personazhet e vizatuar në muret e Staro Zhelezares komentojnë gjendjen aktuale të botës dhe synimet e lojtarëve në rendin e ri botëror.

Subjekti kryesor natyrisht, është lufta në Ukrainë. Krejt e pritshme, Putin dhe Zelenski dalin në radhë të parë në rrugët е fshatit. Por jo vetëm! Në Staro Zhelezare, miliarderët - Elon Musk dhe Jeff Bezos, ngrihen në qiell me ndihmën e personazhit imagjinar Baz Viti i Dritës nga "Loja e Lojërave", ndërsa shkrimtarët Olga Tokarchuk dhe Georgi Gospodinov kërkojnë kuptimin e ekzistencës aktuale, duke shkruar mendimet e tyre në libra. 

Ajo që është më e ndryshme në edicionin e sivjetshëm të Festivalit StreetArt është se artistët rikrijojnë kohët tona kaotike moderne përmes imazheve dhe komenteve të personazheve të preferuar të filmave vizatimorë. Donald Duck, Bugs Bunny, Shrek, The Flintstones, The Simpsons dhe Tre Budallenjtë shfaqen krahas figurave të shquara, politikanëve dhe diktatorëve për të ndezur imagjinatën dhe për të nxjerrë në pah absurditetin që na rrethon.

“Le të përdorim imagjinatën tonë, si në Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave”, sepse kjo është arma jonë e vetme në luftën kundër realitetit”, bëjnë apel piktorët.

Të gjithë këtu janë të mirëpritur të bisedojnë me ekipin krijues bullgaro-polak, i cili do të pikturojë personazhe të rinj në muret e fshatit deri në mes të gushtit.


Staro Zhelezare është një fshat ku jetojnë gjithnjë e më pak njerëz, shumica prej tyre - të moshuar. Muajt e fundit, në vendin e dyqanit ushqimor të fshatit u hap një agjenci funerale, theksojnë me keqardhje organizatorët. Megjithatë, fshati ngadalë por me siguri po zgjohet për një jetë të re. Motori i projektit unik që e ktheu Staro Zhelezare në një destinacion street art, vjen nga Polonia. Për të dhjetin vit, familja artistike Katarzhina dhe Vencisllav Pirjankovi i japin frymë fshatit, jo pa mbështetjen entuziaste të banorëve vendas.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/@StaroZhelezare

Më shumë nga rubrika

Turizmi me kroçera, adrenalina e lartë, opera mes shkëmbinjve – Bellogradçiku pret një vit të suksesshëm 2023

83 mijë bullgarë dhe 18 mijë mysafirë të huaj ka pritur Bellogradçiku gjatë vitit 2022, me të cilën qyteti piktoresk veriperëndimor pothuajse arriti vitin e suksesshëm turistik 2019, mësojmë nga nënkryetari i bashkisë Rosen Mlladenov. Gjithashtu,..

botuar më 23-01-24 6.14.MD
Pamje drejt Plovdivit nga Nebet Tepe

Plovdiv – një qytet me shumë histori dhe njerëz të këndshëm

Plovdivi, qyteti i dytë më i madh në Bullgari, me rrugët e tij komode qendrore, ndërtesat shumëngjyrëshe dhe mikpritjen e banorëve të tij, të bën që të dashurohesh me te që në takimin e parë. Banorët e Plovdivit do t'ju udhëheqin me kënaqësi në vendet që..

botuar më 23-01-21 2.05.MD

Bullgaria është ndër destinacionet turistike të kërkuara në një ekspozitë në Madrid

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare turistike FITUR në Madrid (18-22 janar). Ajo synon turizmin masiv dhe kryeqyteti spanjoll tradicionalisht pret një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e turizmit në mbarë botën. Vendi ynë merr..

botuar më 23-01-21 8.15.PD