Fshati piktoresk mesjetar Staro Zhelezare është mikpritës i Festivalit tradicional StreetArt 2022, i cili do të zgjasë deri më 12 gusht. Këtë vit ekipi i piktorëve të rinj nga Polonia dhe Bullgaria po përgatit murale nën moton "NE JEMI HERONJTË". Personazhet e vizatuar në muret e Staro Zhelezares komentojnë gjendjen aktuale të botës dhe synimet e lojtarëve në rendin e ri botëror.
Subjekti kryesor natyrisht, është lufta në Ukrainë. Krejt e pritshme, Putin dhe Zelenski dalin në radhë të parë në rrugët е fshatit. Por jo vetëm! Në Staro Zhelezare, miliarderët - Elon Musk dhe Jeff Bezos, ngrihen në qiell me ndihmën e personazhit imagjinar Baz Viti i Dritës nga "Loja e Lojërave", ndërsa shkrimtarët Olga Tokarchuk dhe Georgi Gospodinov kërkojnë kuptimin e ekzistencës aktuale, duke shkruar mendimet e tyre në libra.
Ajo që është më e ndryshme në edicionin e sivjetshëm të Festivalit StreetArt është se artistët rikrijojnë kohët tona kaotike moderne përmes imazheve dhe komenteve të personazheve të preferuar të filmave vizatimorë. Donald Duck, Bugs Bunny, Shrek, The Flintstones, The Simpsons dhe Tre Budallenjtë shfaqen krahas figurave të shquara, politikanëve dhe diktatorëve për të ndezur imagjinatën dhe për të nxjerrë në pah absurditetin që na rrethon.
“Le të përdorim imagjinatën tonë, si në Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave”, sepse kjo është arma jonë e vetme në luftën kundër realitetit”, bëjnë apel piktorët.
Të gjithë këtu janë të mirëpritur të bisedojnë me ekipin krijues bullgaro-polak, i cili do të pikturojë personazhe të rinj në muret e fshatit deri në mes të gushtit.
Staro Zhelezare është një fshat ku jetojnë gjithnjë e më pak njerëz, shumica prej tyre - të moshuar. Muajt e fundit, në vendin e dyqanit ushqimor të fshatit u hap një agjenci funerale, theksojnë me keqardhje organizatorët. Megjithatë, fshati ngadalë por me siguri po zgjohet për një jetë të re. Motori i projektit unik që e ktheu Staro Zhelezare në një destinacion street art, vjen nga Polonia. Për të dhjetin vit, familja artistike Katarzhina dhe Vencisllav Pirjankovi i japin frymë fshatit, jo pa mbështetjen entuziaste të banorëve vendas.
Foto: Facebook/@StaroZhelezare
“Harroni bregdetin dhe luzmat e tij të turistëve - brendësia e Bullgarisë është shtëpia e manastireve, liqeneve magjepse dhe qyteteve simpatike”, këshillon gazetari i pavarur Charlie Kitcat në artikullin e tij për tabloidin britanik “Daily Mail”...
Kryeqyteti bullgar është në vendin e tretë në kontinentin e vjetër për sa u përket mundësive për turizmin luksoz Wellness, menjëherë pas Barcelonës dhe Cyrihut, sipas një studimi të kompanisë "OVO Network", e cila operon një portal online për..
Hotelierët në rajonin e Velingradit raportojnë sezonin më të fortë të dimrit të katër viteve të fundit, për shkak të anulimit të kufizimeve anti-epidemike dhe dimrit të ngrohtë. Aktualisht, në qytet dhe në Rodopet Perëndimore ka po aq turistë sa..