Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në fotografi

Kisha e fundosur e fshatit Zapallnja

Kisha "Shën Joan Rillski" është ndërtuar nga mjeshtrit e Trjavnës në fund të shekullit të 19-të në ish-fshatin Zapallnja. Në vitin 1965, fshati u zhyt në ujë për shkak të digës së sapondërtuar Zhrebçevo. Banorët e saj u urdhëruan të shembnin shtëpitë e tyre dhe ta linin atë. E vetmja ndërtesë e paprekur është kisha.

Për arsye se ndodhet në një kodër, ajo mbetet pjesërisht mbi sipërfaqen e ujit. Për shkak të bukurisë së saj mistike dhe të vetmuar, kisha e fundosur e digës Zhrebçevo është një subjekt i preferuar nga fotografët.

Foto: Maria Stoeva


Më shumë nga rubrika

Thesare të paçmuara në kriptën e Tempullit “Shën Aleksandër Nevski”

Muzeu i Artit të Krishterë në kriptën e Katedrales Patriarkale "Shën Aleksandër Nevski" në Sofje është krijuar në vitin 1965 dhe paraqet artin  е  krishterë në trojet bullgare. Koleksioni i tij i ikonave është ndër më të pasurat në botë...

botuar më 22-08-26 4.35.MD

Shtatë Liqenet e Rillës – një nga rrugët më të njohura verore në Bullgari

Shtatë Liqenet e Rillës janë ndër atraksionet më të bukura natyrore në Bullgari. Ato janë përfshirë në listën e 100 objekteve turistike kombëtare dhe gëzojnë interes të madh nga mijëra turistë bullgarë dhe të huaj. Një pjesë e rrugës..

botuar më 22-08-17 5.19.MD

Përsëri për një tubim në Koprivshtica

Koprivshtica mbledh admirues të traditave bullgare nga e gjithë bota në edicionin e XII të Tubimit Kombëtar të Krijimtarisë Popullore (5-7 gusht). Foto: Veneta Nikollova, Allbena Bezovska

botuar më 22-08-05 3.55.MD