Gjendja e jashtëzakonshme po vazhdon të jetë në fuqi në Haskovo për shkak të zjarreve në komunat Harmanli dhe Ljubimec. Ato ende nuk janë lokalizuar për shkak të erës së fortë.
Autostrada "Marica" do të mbyllet për të shmangur aksidentet në komunikacion, sepse zjarri në afërsi të fshatrave Dositeevo dhe Jerusalimovo po bllokon qarkullimin, tha për BNR guvernatori i rajonit Minko Angellov. Fatkeqësia është vënë nën kontroll në afërsi të fshatrave Momkovo dhe Vëllçe. Shtëpitë e pabanuara janë djegur. Dëmi është ende duke u vlerësuar. Supozohet se njëri zjarr afër linjës hekurudhore për në Turqi është shkaktuar nga një avari në një prej trenave.
Vazhdojnë të shuajnë zjarret e mëdha pranë fshatit Ellshica pranë Panagjurishte dhe fshatit Pëstrovo në rrethin e Stara Zagorës.
Vendi ynë mund të humbasë qindra milionë euro nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, nëse deri në qershor të këtij viti nuk ndryshon Ligjin për Gjyqësorin, paralajmëroi në Nova News zëvendës ministri teknik i drejtësisë Emill Deçev. Sipas tij,..
Joe Biden tha se do të diskutojë me Vollodimir Zelenski kërkesat e fundit të Ukrainës për armë të avancuara për të zmbrapsur sulmet ruse. I pyetur nga gazetarët nëse ai mbështet dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, presidenti amerikan u..
Në 24 orët e fundit u zbuluan 60 raste me koronavirus nga 3198 testime të kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. 2 për qind e mostrave rezultuan pozitive. 70 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar kundër..
12 janë rastet e reja me Covid në vend në 24 orët e fundit. Gjysma e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 2 për qind e 575 testeve të kryera..
Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, tha se vendi është nën “presion në fronte të ndryshme”, pasi “është shumë e vështirë në rajonin e Doneckut..
Dy avionë “Spartan” do të fluturojnë drejt Turqisë për të transportuar ekipet bullgare të shpëtimit emergjent, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Bashkia..