Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 11 gushtin

Moti mbetet i ndryshueshëm, mbi Detin e Zi do të mbajë mot me diell

Foto: BGNES

Të enjten në Bullgarinë Veriore reshjet e natës do të ndalen dhe vranësirat do të çahen. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore pas mesditës do të ketë sërish reshje të shkurtra me bubullima. Reshjet do të jenë më të theksuara në rajonin Rilla-Rodope dhe në Ultësirën Perëndimore të Trakisë së Epërme. Ka të ngjarë për breshër. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26 dhe 31°, në Sofje rreth 25°.

Përgjatë Detit të Zi moti do të jetë me diell. Era do të shuhet. Temperaturat maksimale do të jenë 28-30°. Temperatura e ujit të detit është 26-27°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 3 ballë.

Moti nuk do të jetë i përshtatshëm për shëtitje në male. Pas drekës do të bjerë shi dhe do të ketë bubullima. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 21°, në 2000 m deri në 13°.

Të premten do të ketë reshje shiu vetëm në jugperëndim.

Më shumë nga rubrika

Kuvendi Popullor ratifikoi kontratën për avionët e rinj F-16

Shumica në parlament ratifikoi kontratën për blerjen e 8 avionëve të rinj F-16 Block 70. Kontrata për blerjen e tyre u mbështet me 152 vota “pro”, 42 deputetë votuan kundër dhe 7 abstenuan. Grupet parlamentare të BSP dhe “Vëzrazhdane” votuan..

botuar më 22-11-25 3.49.MD
Centrali atomik

Rusia është e prirur të pranojë krijimin e një zone sigurie rreth termocentralit bërthamor

Krijimi i një zone sigurie rreth centralit bërthamor ukrainas "Zaporozhie" mund të mbështetet nga pala ruse. Sipas kreut të "Rosatom" Aleksej Lihaçov, kjo duhet të bëhet sipas kushteve të Rusisë, e cila kontrollon centralin atomik “Zaporizhie”...

botuar më 22-11-25 10.06.PD

Rënie e lehtë e rasteve me Covid-19

Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 198. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 5,5% e 3554 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 466 të shtruarit në spitale, nga të cilët 55 janë në reanimacion. Janë..

botuar më 22-11-25 9.31.PD