Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 11 gushtin

Moti mbetet i ndryshueshëm, mbi Detin e Zi do të mbajë mot me diell

Foto: BGNES

Të enjten në Bullgarinë Veriore reshjet e natës do të ndalen dhe vranësirat do të çahen. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore pas mesditës do të ketë sërish reshje të shkurtra me bubullima. Reshjet do të jenë më të theksuara në rajonin Rilla-Rodope dhe në Ultësirën Perëndimore të Trakisë së Epërme. Ka të ngjarë për breshër. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26 dhe 31°, në Sofje rreth 25°.

Përgjatë Detit të Zi moti do të jetë me diell. Era do të shuhet. Temperaturat maksimale do të jenë 28-30°. Temperatura e ujit të detit është 26-27°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 3 ballë.

Moti nuk do të jetë i përshtatshëm për shëtitje në male. Pas drekës do të bjerë shi dhe do të ketë bubullima. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 21°, në 2000 m deri në 13°.

Të premten do të ketë reshje shiu vetëm në jugperëndim.

Më shumë nga rubrika

BSP ia dha prokurorisë ministrin е punës dhe politikës sociale në detyrë

Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka paraqitur kallëzim në prokurori kundër ministrit të punës dhe politikës sociale në detyrë Llazar Llazarov për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të fondeve evropiane. Sipas socialistëve, paratë janë..

botuar më 23-01-26 2.52.MD