Prodhuesit e pjeshkave nga rajoni i qytetit Sliven të Bullgarisë Juglindore kërcënuan me protesta efektive për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes. Sipas tyre, importi nga Greqia po vrеt biznesin vendas, ndaj duan që shteti të vendosë që prodhimi vendas të ketë prioritet para importit kur në vend po mblidhen frutat.
Çmimi më i ulët i blerjes për momentin është 50 stotinka (25 eurocent) për kilogram pjeshkë dhe me këto çmime nuk ka se si të vazhdohet rritja e pemishteve, thonë prodhuesit. Sipas tyre, hyrja agresive e pjeshkës greke në tregun bullgar është për shkak të luftës në Ukrainë dhe humbjes së tregjeve në Rusi dhe Bjellorusi, njoftoi korrespondenti i BNR në Sliven Stojan Radev. Rumania është i vetmi vend ku Bullgaria eksporton aktualisht pjeshkë të freskëta.
Bullgaria u bë një faktor në Ballkan dhe Evropë përmes partneriteteve që forcojnë sigurinë ekonomike dhe energjetike. Ato janë në interes të vendeve fqinje, partnerëve dhe aleatëve tanë në BE dhe NATO, tha presidenti Rumen Radev. Para forumit “Bota..
Në janar, situata ekonomike e vendit mbeti afërsisht në nivelin e saj nga dhjetori 2022, me një klimë më të favorshme biznesi të evidentuar në industri dhe tregtinë me pakicë, por me një përkeqësim në ndërtim dhe shërbime. Këtë e tregojnë rezultatet..
Një nga prodhuesit më të mëdhenj austriak të pajisjeve të skive në botë, i vendosur në Çepellare(Bullgari Jugore), do të ndërtojë një fabrikë të re në Bullgari. Prodhimi i ri pritet të nisë këtë vit në Asenovgrad, i cili ndodhet jo shumë larg..
Bullgaria u bë një faktor në Ballkan dhe Evropë përmes partneriteteve që forcojnë sigurinë ekonomike dhe energjetike. Ato janë në interes të vendeve..