Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Importi nga Greqia po vret biznesin bullgar

Foto: arkiv

Prodhuesit e pjeshkave nga rajoni i qytetit Sliven të Bullgarisë Juglindore kërcënuan me protesta efektive për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes. Sipas tyre, importi nga Greqia po vrеt biznesin vendas, ndaj duan që shteti të vendosë që prodhimi vendas të ketë prioritet para importit kur në vend po mblidhen frutat.

Çmimi më i ulët i blerjes për momentin është 50 stotinka (25 eurocent) për kilogram pjeshkë dhe me këto çmime nuk ka se si të vazhdohet rritja e pemishteve, thonë prodhuesit. Sipas tyre, hyrja agresive e pjeshkës greke në tregun bullgar është për shkak të luftës në Ukrainë dhe humbjes së tregjeve në Rusi dhe Bjellorusi, njoftoi korrespondenti i BNR në Sliven Stojan Radev. Rumania është i vetmi vend ku Bullgaria eksporton aktualisht pjeshkë të freskëta.


Më shumë nga rubrika

Shkëmbimi ekonomik midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të rritet me ¼ në vitin 2022

Në fillim të dhjetorit në Shkup do të mbahet një forum bullgaro-maqedonas i biznesit. Në vitin 2022, tregtia dypalëshe pritet të kalojë 1 miliard euro, krahasuar me 747 milionë euro në vitin 2021. Vetëm për 8 muajt e parë të 2022, xhiroja është tashmë..

botuar më 22-11-29 12.35.MD

Bullgaria importon 10 herë më shumë mish qengji dhe dele sesa eksporton

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, në gjysmën e parë të vitit 2022, Bullgaria ka importuar dhjetë herë më shumë mish qengji dhe dele sesa ka eksportuar. Importi i mishit të qengjit është mbi 70% më i lartë krahasuar me të njëjtën..

botuar më 22-11-29 7.15.PD

Popullsia e Bullgarisë - një lider në BE për sa i përket pamundësisë për të përballuar jetesën

Në tremujorin e dytë /prill-qershor/ të vitit 2022, Bullgaria është shënuar si vendi brenda BE-së, ku më pak persona kanë arritur t'i përmbushin shpenzimet pa vështirësi - vetëm 3.6%. Sasia e kredive të shpejta të pashërbyera po rritet..

botuar më 22-11-28 2.18.MD