Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Importi nga Greqia po vret biznesin bullgar

Foto: arkiv

Prodhuesit e pjeshkave nga rajoni i qytetit Sliven të Bullgarisë Juglindore kërcënuan me protesta efektive për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes. Sipas tyre, importi nga Greqia po vrеt biznesin vendas, ndaj duan që shteti të vendosë që prodhimi vendas të ketë prioritet para importit kur në vend po mblidhen frutat.

Çmimi më i ulët i blerjes për momentin është 50 stotinka (25 eurocent) për kilogram pjeshkë dhe me këto çmime nuk ka se si të vazhdohet rritja e pemishteve, thonë prodhuesit. Sipas tyre, hyrja agresive e pjeshkës greke në tregun bullgar është për shkak të luftës në Ukrainë dhe humbjes së tregjeve në Rusi dhe Bjellorusi, njoftoi korrespondenti i BNR në Sliven Stojan Radev. Rumania është i vetmi vend ku Bullgaria eksporton aktualisht pjeshkë të freskëta.


Më shumë nga rubrika

Një kompani bullgare për prodhimin e bonboneve të dobishme po përgatitet për të bërë një hap në tregjet ndërkombëtare

Një kompani fillestare bullgare për prodhimin e bonboneve me proteina pa sheqer, gluten, sojë dhe yndyrë nuk e ndalon zhvillimin dhe idetë e saj ambicioze. Pasi u vlerësua në 1 milion leva nga një fond investimi sipërmarrës, kompania arriti të..

botuar më 22-11-12 12.00.MD

Çmimet e ushqimeve bazë po bëhen të padurueshme nga ana sociale

Rritja e çmimeve të ngrohjes, rrymës elektrike, ujit dhe gazit për familjet në Bullgari është mesatarisht 40 për qind, por më i madh është shtrenjtimi i produkteve kryesore ushqimore si sheqeri, mishi, qumështi, makaronat, ku rritja është me afro..

botuar më 22-11-07 7.15.PD

Tregu bullgar i punës ofron gjithnjë e më pak vende pune

Ofertat e punës në tregun bullgar janë në rënie. Sipas një analize të platformës më të madhe të punësimit në vendin tonë, në muajin tetor, numri i shpalljeve në vendin tonë është ulur me 7%, krahasuar me shtatorin e këtij viti. Ofertat e..

botuar më 22-11-04 5.16.MD