Prodhuesit e pjeshkave nga rajoni i qytetit Sliven të Bullgarisë Juglindore kërcënuan me protesta efektive për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes. Sipas tyre, importi nga Greqia po vrеt biznesin vendas, ndaj duan që shteti të vendosë që prodhimi vendas të ketë prioritet para importit kur në vend po mblidhen frutat.
Çmimi më i ulët i blerjes për momentin është 50 stotinka (25 eurocent) për kilogram pjeshkë dhe me këto çmime nuk ka se si të vazhdohet rritja e pemishteve, thonë prodhuesit. Sipas tyre, hyrja agresive e pjeshkës greke në tregun bullgar është për shkak të luftës në Ukrainë dhe humbjes së tregjeve në Rusi dhe Bjellorusi, njoftoi korrespondenti i BNR në Sliven Stojan Radev. Rumania është i vetmi vend ku Bullgaria eksporton aktualisht pjeshkë të freskëta.
“Llukoill” - Burgas transferoi një taksë paradhënie prej 45 milionë euro në buxhetin e shtetit, njoftoi zëvendëskryeministri zyrtar ekonomik Hristo Aleksiev. Në mesin e dhjetorit, Bordi Mbikëqyrës i Kompanisë së Përpunimit të Naftës zhvendosi të..
Për të dytin muaj radhazi, inflacioni vjetor po ngadalësohet. Instituti Kombëtar i Statistikave bëri të ditur se në nëntor inflacioni ka qenë 16.9 për qind. Një muaj më parë ajo kaloi 17% dhe në shtator arriti një rekord prej 18.7%. Inflacioni..
Vlerësimi për gjendjen e klimës së biznesit dhe të kompanive të vetë pjesëmarrësve në anketën tradicionale mes anëtarëve të Dhomës Ekonomike Bullgare për vitin е kaluar është jashtëzakonisht negativ.Për vitin 2023, qëndrimet e biznesit janë më shumë..