Prodhuesit e pjeshkave nga rajoni i qytetit Sliven të Bullgarisë Juglindore kërcënuan me protesta efektive për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes. Sipas tyre, importi nga Greqia po vrеt biznesin vendas, ndaj duan që shteti të vendosë që prodhimi vendas të ketë prioritet para importit kur në vend po mblidhen frutat.
Çmimi më i ulët i blerjes për momentin është 50 stotinka (25 eurocent) për kilogram pjeshkë dhe me këto çmime nuk ka se si të vazhdohet rritja e pemishteve, thonë prodhuesit. Sipas tyre, hyrja agresive e pjeshkës greke në tregun bullgar është për shkak të luftës në Ukrainë dhe humbjes së tregjeve në Rusi dhe Bjellorusi, njoftoi korrespondenti i BNR në Sliven Stojan Radev. Rumania është i vetmi vend ku Bullgaria eksporton aktualisht pjeshkë të freskëta.
Përparësitë e hyrjes së Bullgarisë në eurozonë janë shumë herë më të mëdha se rreziqet dhe madje edhe sot, më shumë se 20 vjet pas vendosjes të Bordit Monetar, ku leva vendase u lidh me kursin e këmbimit të markës gjermane dhe më pas me monedhën e..
Një kompani italiane për prodhimin e moduleve fotovoltaike investoi 13 milionë leva në impiantin e saj të ri në Jamboll. Ndërtimi pritet të fillojë në prill 2023 dhe prodhimi do të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm. Vendet e reja të punës do..
Paga mesatare në Bullgari është 1743 leva /891 euro/ në tremujorin e tretë të 2022. Rritja e saj është 14.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Sofje, paga mesatare është më e larta - 2390 leva / 1221 euro/, ose 37,1% më..
Në janar, situata ekonomike e vendit mbeti afërsisht në nivelin e saj nga dhjetori 2022, me një klimë më të favorshme biznesi të evidentuar në industri..