Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Importi nga Greqia po vret biznesin bullgar

Foto: arkiv

Prodhuesit e pjeshkave nga rajoni i qytetit Sliven të Bullgarisë Juglindore kërcënuan me protesta efektive për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes. Sipas tyre, importi nga Greqia po vrеt biznesin vendas, ndaj duan që shteti të vendosë që prodhimi vendas të ketë prioritet para importit kur në vend po mblidhen frutat.

Çmimi më i ulët i blerjes për momentin është 50 stotinka (25 eurocent) për kilogram pjeshkë dhe me këto çmime nuk ka se si të vazhdohet rritja e pemishteve, thonë prodhuesit. Sipas tyre, hyrja agresive e pjeshkës greke në tregun bullgar është për shkak të luftës në Ukrainë dhe humbjes së tregjeve në Rusi dhe Bjellorusi, njoftoi korrespondenti i BNR në Sliven Stojan Radev. Rumania është i vetmi vend ku Bullgaria eksporton aktualisht pjeshkë të freskëta.


Më shumë nga rubrika

Brenda një viti, inflacioni i afroi çmimet në Bullgari me çmimet mesatare evropiane

Shpenzimet e familjeve bullgare janë rritur në mënyrë dramatike. Në një vit, shuma e mirëmbajtjes për një familje 3 anëtarësh është rritur me 366 leva dhe të ardhurat mujore neto të nevojshme arrijnë në 2432 leva. Tani, krahasuar me vitin 2021,..

botuar më 23-01-28 12.25.MD

OKB-ja pret një ngadalësim të rritjes së ekonomisë bullgare në vitin 2023

Lufta në Ukrainë po e vë në provë ekonominë botërore dhe ekspertët e OKB-së po parashikojnë për vitin 2023 rritjen më të ngadaltë në dekadën e fundit. Për Bullgarinë, rritja parashikohet të ngadalësohet nga 3 për qind e pritur në 2022 në 1.5 për..

botuar më 23-01-26 12.26.MD

Bullgaria rrit pjesëmarrjen e saj në Bankën e Detit të Zi

Parlamenti miratoi një rritje të aksioneve të Bullgarisë në kapitalin e Bankës së Detit të Zi për Tregtinë dhe Zhvillimin. Bordi i Guvernatorëve të Bankës së Detit të Zi miratoi në fillim të vitit 2023 një strategji për të rritur kapitalin deri në..

botuar më 23-01-26 11.59.PD