Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot në Burgas po mbahet Panairi i Kripës

Foto: arkiv

Në kufijtë e qytetit Burgasit, në prag të Detit të Zi, gjendet liqeni bregdetar Atanasovsko. Më 12 gusht 1980, liqeni, i gjatë afro 9 km., është shpallur rezervat kombëtar, me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e specieve të rralla të shpendëve që banojnë në të. Sot pjesa veriore është një rezervat i mirëmbajtur, ajo jugore - zonë e mbrojtur dhe e gjithë zona e liqenit dhe tokat bujqësore rreth tij janë shpallur zonë “Natura 2000” sipas Direktivës së Zogjve dhe Habitateve.

Për më shumë se 20 vjet, Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit dhe Inspektorati Rajonal për Mjedis dhe Ujë - Burgas organizojnë një panair të veçantë të kripës rreth datës së shpalljes së liqenit Atanasovsko si rezervat. Aktiviteti i këtij viti është më 13 gusht në orën 16:00 dhe një theks i veçantë do t'i kushtohet kripës së gjelbër, produktit më të ri të lagunës. Nga se prodhohet, pse është “kripë pa kripë”, cila është arsyeja e ngjyrës së fortë jeshile – këto janë vetëm disa nga pyetjet për të cilat vizitorët do të marrin përgjigje në eventin “e kripur”, premton fondacioni.

Uji i liqenit karakterizohet nga kripësia e tij nga 20 deri në 27,5%, prandaj nxjerrja e kripës në këtë vend daton në vitin 1906. Në panair do të prezantohen edhe çokollata artizanale me kripë deti nga liqeni, kozmetikë me produkte natyrale dhe sigurisht llojet e ndryshme të kripës që nxirren në vend. Programi parashikon punëtori për fëmijë, ekspozitë me karikatura "Ekonomia e fondeve" nga edicioni i 25-të i Bienales së Gabrovës, ndërsa në fund të ditës Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit do të prezantojë Çmimet Vjetore për Biodiversitet dhe Klimë në Bullgari.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv, lagoon.biodiversity.bg


Më shumë nga rubrika

Ilin Dimitrov

Interesi i turistëve izraelitë për Bullgarinë po rritet

Ministria e Turizmit punon frytshëm me destinacionin izraelit. “Në vitin 2019 vendin tonë e kanë vizituar 244 mijë turistë izraelitë. Këtë vit ne po bëjmë përparim në rimëkëmbjen pas pandemisë dhe me guxim mund të them se vitin e ardhshëm do ta..

botuar më 22-11-02 3.47.MD

Hapi dyert Muzeu i Spiritualitetit në Shiroka Llëka

Pas riparimeve dhe restaurimeve të mëdha, u rimëkëmb shkolla në fshatin Shiroka Llëka. Shkolla, e ndërtuar në 1888, rihap dyert e saj, por këtë herë si Muze i Spiritualitetit. Ai paraqet artefakte, dokumente dhe fotografi që lidhen me historinë e..

botuar më 22-10-29 11.15.PD

Pavarësisht luftës dhe krizës, bullgari nuk heq dorë nga udhëtimet jashtë vendit

Këtë verë, bullgarët nxituan të kapin mundësitë e humbura për ekskursione dhe pushime jashtë shtetit pas kufizimeve dyvjeçare pandemike dhe sanitare. Në përpjekje për të kapërcyer kufizimet e reja të mundshme anti-covid, ata po nxitojnë të..

botuar më 22-10-23 1.35.MD