Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot në Burgas po mbahet Panairi i Kripës

Foto: arkiv

Në kufijtë e qytetit Burgasit, në prag të Detit të Zi, gjendet liqeni bregdetar Atanasovsko. Më 12 gusht 1980, liqeni, i gjatë afro 9 km., është shpallur rezervat kombëtar, me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e specieve të rralla të shpendëve që banojnë në të. Sot pjesa veriore është një rezervat i mirëmbajtur, ajo jugore - zonë e mbrojtur dhe e gjithë zona e liqenit dhe tokat bujqësore rreth tij janë shpallur zonë “Natura 2000” sipas Direktivës së Zogjve dhe Habitateve.

Për më shumë se 20 vjet, Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit dhe Inspektorati Rajonal për Mjedis dhe Ujë - Burgas organizojnë një panair të veçantë të kripës rreth datës së shpalljes së liqenit Atanasovsko si rezervat. Aktiviteti i këtij viti është më 13 gusht në orën 16:00 dhe një theks i veçantë do t'i kushtohet kripës së gjelbër, produktit më të ri të lagunës. Nga se prodhohet, pse është “kripë pa kripë”, cila është arsyeja e ngjyrës së fortë jeshile – këto janë vetëm disa nga pyetjet për të cilat vizitorët do të marrin përgjigje në eventin “e kripur”, premton fondacioni.

Uji i liqenit karakterizohet nga kripësia e tij nga 20 deri në 27,5%, prandaj nxjerrja e kripës në këtë vend daton në vitin 1906. Në panair do të prezantohen edhe çokollata artizanale me kripë deti nga liqeni, kozmetikë me produkte natyrale dhe sigurisht llojet e ndryshme të kripës që nxirren në vend. Programi parashikon punëtori për fëmijë, ekspozitë me karikatura "Ekonomia e fondeve" nga edicioni i 25-të i Bienales së Gabrovës, ndërsa në fund të ditës Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit do të prezantojë Çmimet Vjetore për Biodiversitet dhe Klimë në Bullgari.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv, lagoon.biodiversity.bg


Më shumë nga rubrika

Votoni për reklamën e Bullgarisë “Gjeni historinë tuaj”

Videoja e imazhit të Bullgarisë është finaliste në edicionin e 13-të të “Corporate Media & TV Awards 2022” në Kanë. Çmimet organizohen nga Komiteti Ndërkombëtar i Festivaleve të Filmit Turistik, njoftoi bgtourism.bg. Videoja bullgare tregon, për..

botuar më 22-10-09 7.50.PD
Statuja e Sofjes - një nga simbolet e kryqytetit

Bum i turistëve të huaj në Sofje

Rritja e turistëve të huaj në Sofje këtë vit në krahasim me vitin 2021 është 90%, tha për BNR drejtori i Ndërmarrjes të Turizmit të Bashkisë së Kryeqytetit Ivo Marinov. Mesatarja e qëndrimit të turistëve të huaj në kryeqytet është gati tre ditë. Të..

botuar më 22-10-08 12.19.MD

Varna është organizatore e forumit turistik Ekspo “Destinacioni Varna”

Një nga forumet më të rëndësishme turistike në kryeqytetin tonë detar mbahet këtë fundjavë – nga 7 deri më 9 tetor. Në ekspozitën Turizëm Ekspo “Destinacioni Varna” marrin pjesë më se 100 firma që ofrojnë produkte dhe shërbime në sferën e turizmit –..

botuar më 22-10-08 7.45.PD