Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinjtë nga Varna ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre në zgjedhjen e një profesioni

Foto: arkiv

Si të zgjidhni profesionin më të mirë për veten tuaj? Çfarë duhet të kemi parasysh kur e zgjedhim zhvillimin e karrierës? A do të mjaftojë ajo që e keni mësuar në klasë për kërkimin e punës? Përgjigjet e këtyre dhe pyetjeve të tjera do t'u japin të rinjtë nga Varna, pjesëmarrës në "Punëtorinë e Trajnimit për Sipërmarrje", bashkëmoshatarëve të tyre që po hyjnë në botën e të mëdhenjve. Fushata informuese për profesionet e së ardhmes është pjesë e Nismës Rinore "Unë e zgjedh të ardhmen time", e cila zbatohet nga Shoqata "Qyteti im" me mbështetjen financiare të Bashkisë së Varnës dhe Drejtorisë së "Aktiviteteve Rinore dhe Sporteve". Qëllimi i tij është që më shumë të rinj ta pyesin veten nëse e kanë zgjedhur tashmë profesionin e tyre dhe nëse ai do të jetë i kërkuar në tregun e punës në dhjetë vitet e ardhshme. Vullnetarët e shoqatës nisin shpërndarjen e manualit "Hapat e lehtë në zgjedhjen e karrierës sime", i cili synon të arrijë mbi 300 të rinj. Ai do t'u tregojë hap pas hapi se si të zgjedhin profesionin e tyre, si është të jesh sipërmarrës dhe të ushtrosh një profesion të lirë duke punuar nga shtëpia si freelancer. Anna Radeva, kryetare e shoqatës rinore “Qyteti im”, e cila ka 11 vite që merret me këtë aktivitet, tha për Radio Varnën se sipas saj, në Bullgari ka ende një mospërputhje të madhe mes profileve arsimore dhe kërkesës në tregun e punës. Profesionet e së ardhmes janë ende ato në fushën e teknologjisë së informacionit, është kategorike ajo.

Të rinjtë që mund t'i bashkohen nismës duhet të jenë nga mosha 15 deri në 29 vjeç. Për më shumë informacion mund të kontaktojnë shoqatën “Qyteti im” përmes faqes së tyre në Facebook. Fushata do të vazhdojë deri në fund të shtatorit dhe do të jetë shumë e dobishme për të rinjtë ukrainas që kanë gjetur në Varna strehën e tyre nga tmerri i luftës.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Prodhuesit e alkoolit nga Ballkani marrin pjesë në një ekspozitë të specializuar në Sofje

Mbi 30 distileri nga Bullgaria, Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia dhe vende të tjera prezantojnë më shumë se 300 lloje të rakisë dhe pijeve të tjera alkoolike gjatë ekspozitës dyditore "Rakia & Spirits Fest Sofia 2022", e..

botuar më 22-12-03 11.15.PD

Një atraksion i madh akulli ka hapur dyert e tij në zemër të Sofjes

Sheshi më i madh i patinazhit në Ballkan priti vizitorët e parë më 1 dhjetor. Ai ndodhet në Kopshtin e Borisit në Sofje dhe është ndërtuar sipas modelit të sheshit të akullit përballë ndërtesës së administratës lokale në Vjenë. Projekti u financua..

botuar më 22-12-03 9.05.PD

"Krishtlindja bullgare" ka 20 vjet që bashkon shoqërinë tonë në mbështetje të kujdesit shëndetësor të fëmijëve

Në një ceremoni institucioni presidencial për validimin e pullës postare dhe filatelike "20 vjet nisma bamirëse Krishtlindjet Bullgare", kreu i shtetit Rumen Radev i ndau certifikatat Korit të Fëmijëve të BNR-së të udhëhequr nga Venecia Karamanova dhe..

botuar më 22-12-01 7.38.MD