Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinjtë nga Varna ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre në zgjedhjen e një profesioni

Foto: arkiv

Si të zgjidhni profesionin më të mirë për veten tuaj? Çfarë duhet të kemi parasysh kur e zgjedhim zhvillimin e karrierës? A do të mjaftojë ajo që e keni mësuar në klasë për kërkimin e punës? Përgjigjet e këtyre dhe pyetjeve të tjera do t'u japin të rinjtë nga Varna, pjesëmarrës në "Punëtorinë e Trajnimit për Sipërmarrje", bashkëmoshatarëve të tyre që po hyjnë në botën e të mëdhenjve. Fushata informuese për profesionet e së ardhmes është pjesë e Nismës Rinore "Unë e zgjedh të ardhmen time", e cila zbatohet nga Shoqata "Qyteti im" me mbështetjen financiare të Bashkisë së Varnës dhe Drejtorisë së "Aktiviteteve Rinore dhe Sporteve". Qëllimi i tij është që më shumë të rinj ta pyesin veten nëse e kanë zgjedhur tashmë profesionin e tyre dhe nëse ai do të jetë i kërkuar në tregun e punës në dhjetë vitet e ardhshme. Vullnetarët e shoqatës nisin shpërndarjen e manualit "Hapat e lehtë në zgjedhjen e karrierës sime", i cili synon të arrijë mbi 300 të rinj. Ai do t'u tregojë hap pas hapi se si të zgjedhin profesionin e tyre, si është të jesh sipërmarrës dhe të ushtrosh një profesion të lirë duke punuar nga shtëpia si freelancer. Anna Radeva, kryetare e shoqatës rinore “Qyteti im”, e cila ka 11 vite që merret me këtë aktivitet, tha për Radio Varnën se sipas saj, në Bullgari ka ende një mospërputhje të madhe mes profileve arsimore dhe kërkesës në tregun e punës. Profesionet e së ardhmes janë ende ato në fushën e teknologjisë së informacionit, është kategorike ajo.

Të rinjtë që mund t'i bashkohen nismës duhet të jenë nga mosha 15 deri në 29 vjeç. Për më shumë informacion mund të kontaktojnë shoqatën “Qyteti im” përmes faqes së tyre në Facebook. Fushata do të vazhdojë deri në fund të shtatorit dhe do të jetë shumë e dobishme për të rinjtë ukrainas që kanë gjetur në Varna strehën e tyre nga tmerri i luftës.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

30 vjet Agjencia për Bullgarët jashtë Shtetit koordinon politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Viti i tanishëm është festiv për Agjencinë për Bullgarët jashtë shtetit – mbushen tri dekada që kur ekspertët e këtij institucioni shtetëror shqyrtojnë, hulumtojnë dhe koordinojnë ngjarjet dhe proceset ndër bullgarët jashtë shtetit. Dhe ashtu siç..

botuar më 22-11-09 12.42.MD

Një ekip mjekësor bullgar mori çmim për një ndërhyrje unike kirurgjike

Pas një aksidenti me motoçikletë, zemra e Zdravko Dimovit u zhvendos në të djathtë, si pasojë e një traume të rëndë në gjoks. Por një ekip i Spitalit Universitar “Pirogov” në Sofje e mori pacientin dhe arriti t'ia shpëtojë jetën me një ndërhyrje..

botuar më 22-11-09 7.15.PD
Ivan Nikollov

Ivan Nikollov: Po humbasim “luftën” 100 vjeçare për mbijetesën e bullgarëve në Krahinat Perëndimore

Ditët nga 6 deri më 8 nëntor 1920 shoqëruan me frikë dhe trishtim jetën e bullgarëve në Krahinat Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare). Okupacioni i rajoneve të qyteteve Bosillegrad, Caribrod dhe Strumica nga..

botuar më 22-11-08 11.54.PD