Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lindi një “Enë” për kulturën në një mjedis urban

4
Foto: Facebook / @studiovoxpopuli

Pranë një prej monumenteve më të diskutuara nga shoqëria jonë gjatë muajve të fundit - atij të Ushtrisë Sovjetike në Sofje, u hap një hapësirë e re për kulturën në mjedisin urban. Kutia e hapur, e cila të kujton një ekran televiziv, është përgjigja ndaj kulturës së ndryshme, të pavarur bullgare, e cila ende nuk është rikuperuar nga dëmet e COVID-19 në marrëdhëniet art-publik. Vendi quhet "Еnë" dhe është vepër e "Studios për Teatër Dokumentar Vox Populi" - një grup njerëzish me mendje të njëjtë, të cilët dhjetë vjet më parë e njohën publikun bullgar me zhanrin e teatrit dokumentar.

"Enë" nis nga ideja e një teatri që është i dukshëm dhe i takon njerëzit në trafikun e tyre në këmbë - të aksesueshëm, social, reaktiv. “E zgjodhëm Monumentin e Ushtrisë Sovjetike sepse nuk kemi frikë nga e kaluara e ndërlikuar, sepse e dimë që teatri lulëzon në një mjedis konflikti dhe ne besojmë në artin si një gjest shoqëror, si një akt humanitar, si flamuri më i pastër i paqes dhe i afërsisë mes njerëzve” – thonë krijuesit e saj. Në eterin e Radio Sofjes, themeluesja e Studios për Teatër Dokumentar dhe regjisorja Neda Sokollovska sqaroi se kjo do të jetë një skenë ku do të prezantohen produksione të pavarura, prioritet do t'u jepet veprave që kanë karakter dhe përkushtim shoqëror, të cilat janë të ndërlidhura me temat aktuale të rëndësishme sociale. “Por kukullat dhe shfaqjet për fëmijë janë prioritet për ne”, tha gjithashtu regjisorja.

Pavijoni skenik i VOX POPULI është realizuar me mbështetjen e Bashkisë së Sofjes dhe është pjesë e Kalendarit të Ngjarjeve Kulturore të Sofjes. Skena e jashtme do të ofrojë përmbajtje kulturore deri në fund të tetorit dhe programin e saj mund ta gjeni këtu.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / @studiovoxpopuli 

Galeria

Më shumë nga rubrika

Më 1 shkurt, Kjustendili bëhet qendra e pikturës

„Gjeniu është ai ferment që e bën mushtin të vlojë dhe të bëhet verë." Në çdo pikë vere ka miliona fermente që flluskojnë, ziejnë, vlojnë, shfaqen, por duhet ta dish, biri im, nëse gjejnë kushte për t'u shfaqur. Çdo person ka në vetvete një gjeni..

botuar më 23-02-01 10.29.PD

Paraqesin një botim fototip të Katër Ungjijve nga Axhar nga viti 1652

Sonte në orën 18:00 në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Sofje do të prezantojë botimin fototip me ngjyra të plota të Katër Ungjijve nga Axhar që daton nga viti 1652. Biblioteka e shtypi këtë libër të çmuar në një tirazh të..

botuar më 23-01-31 6.15.PD

Një tregim i Zdravka Evtimovës me një çmim prestigjioz në SHBA

Shkrimtarja bullgare Zdravka Evtimova mori një vlerësim të ri të lartë për talentin e saj në SHBA. Një platformë online për diskutime mes autorëve të veprave fantastiko-shkencore, fantastike dhe horror, e dalloi si më të mirin tregimin e saj me..

botuar më 23-01-29 10.25.PD