Programi i ditës
Размер на шрифта
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lindi një “Enë” për kulturën në një mjedis urban

4
Foto: Facebook / @studiovoxpopuli

Pranë një prej monumenteve më të diskutuara nga shoqëria jonë gjatë muajve të fundit - atij të Ushtrisë Sovjetike në Sofje, u hap një hapësirë e re për kulturën në mjedisin urban. Kutia e hapur, e cila të kujton një ekran televiziv, është përgjigja ndaj kulturës së ndryshme, të pavarur bullgare, e cila ende nuk është rikuperuar nga dëmet e COVID-19 në marrëdhëniet art-publik. Vendi quhet "Еnë" dhe është vepër e "Studios për Teatër Dokumentar Vox Populi" - një grup njerëzish me mendje të njëjtë, të cilët dhjetë vjet më parë e njohën publikun bullgar me zhanrin e teatrit dokumentar.

"Enë" nis nga ideja e një teatri që është i dukshëm dhe i takon njerëzit në trafikun e tyre në këmbë - të aksesueshëm, social, reaktiv. “E zgjodhëm Monumentin e Ushtrisë Sovjetike sepse nuk kemi frikë nga e kaluara e ndërlikuar, sepse e dimë që teatri lulëzon në një mjedis konflikti dhe ne besojmë në artin si një gjest shoqëror, si një akt humanitar, si flamuri më i pastër i paqes dhe i afërsisë mes njerëzve” – thonë krijuesit e saj. Në eterin e Radio Sofjes, themeluesja e Studios për Teatër Dokumentar dhe regjisorja Neda Sokollovska sqaroi se kjo do të jetë një skenë ku do të prezantohen produksione të pavarura, prioritet do t'u jepet veprave që kanë karakter dhe përkushtim shoqëror, të cilat janë të ndërlidhura me temat aktuale të rëndësishme sociale. “Por kukullat dhe shfaqjet për fëmijë janë prioritet për ne”, tha gjithashtu regjisorja.

Pavijoni skenik i VOX POPULI është realizuar me mbështetjen e Bashkisë së Sofjes dhe është pjesë e Kalendarit të Ngjarjeve Kulturore të Sofjes. Skena e jashtme do të ofrojë përmbajtje kulturore deri në fund të tetorit dhe programin e saj mund ta gjeni këtu.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / @studiovoxpopuli 

Galeria

Më shumë nga rubrika

Fushata e BNR-së “Ambasadorë Bullgarë të Kulturës” pret propozimet tuaja

Programi i kulturës i BNR-së “Hristo Botev” për të dytin vit radhazi organizon fushatën “Ambasadorë Bullgarë të Kulturës”. Ideja është të nderohen shkrimtarët, poetët, dramaturgët, piktorët, aktorët, këngëtarët dhe kompozitorët, përfaqësuesit e..

botuar më 22-12-07 7.15.PD

Një program special shënon 80 vjetorin e lindjes së artistit legjendar bullgar Stefan Danaillov

“E, si mund të mos jem i kënaqur me jetën. Ajo që unë u them studentëve të mi është - Zoti ju bëftë atë që më ndodhi mua në jetën time. Tashmë tregova shumë për të - është gëzim, lumturi dhe buzëqeshje..." Këto fjalë - njohje në një nga..

botuar më 22-12-06 3.00.MD

Shikoni kinemanë bullgare në internet nga kudo në botë

Instituti Shtetëror i Kulturës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë për të tretin vit na dhuron një festë të kinemasë në prag të Krishtlindjes. Deri më 18 dhjetor, adhuruesit e artit të shtatë nga çdo një anë e globit mund të shohin..

botuar më 22-12-04 9.15.PD