Programi i ditës
Размер на шрифта
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lindi një “Enë” për kulturën në një mjedis urban

4
Foto: Facebook / @studiovoxpopuli

Pranë një prej monumenteve më të diskutuara nga shoqëria jonë gjatë muajve të fundit - atij të Ushtrisë Sovjetike në Sofje, u hap një hapësirë e re për kulturën në mjedisin urban. Kutia e hapur, e cila të kujton një ekran televiziv, është përgjigja ndaj kulturës së ndryshme, të pavarur bullgare, e cila ende nuk është rikuperuar nga dëmet e COVID-19 në marrëdhëniet art-publik. Vendi quhet "Еnë" dhe është vepër e "Studios për Teatër Dokumentar Vox Populi" - një grup njerëzish me mendje të njëjtë, të cilët dhjetë vjet më parë e njohën publikun bullgar me zhanrin e teatrit dokumentar.

"Enë" nis nga ideja e një teatri që është i dukshëm dhe i takon njerëzit në trafikun e tyre në këmbë - të aksesueshëm, social, reaktiv. “E zgjodhëm Monumentin e Ushtrisë Sovjetike sepse nuk kemi frikë nga e kaluara e ndërlikuar, sepse e dimë që teatri lulëzon në një mjedis konflikti dhe ne besojmë në artin si një gjest shoqëror, si një akt humanitar, si flamuri më i pastër i paqes dhe i afërsisë mes njerëzve” – thonë krijuesit e saj. Në eterin e Radio Sofjes, themeluesja e Studios për Teatër Dokumentar dhe regjisorja Neda Sokollovska sqaroi se kjo do të jetë një skenë ku do të prezantohen produksione të pavarura, prioritet do t'u jepet veprave që kanë karakter dhe përkushtim shoqëror, të cilat janë të ndërlidhura me temat aktuale të rëndësishme sociale. “Por kukullat dhe shfaqjet për fëmijë janë prioritet për ne”, tha gjithashtu regjisorja.

Pavijoni skenik i VOX POPULI është realizuar me mbështetjen e Bashkisë së Sofjes dhe është pjesë e Kalendarit të Ngjarjeve Kulturore të Sofjes. Skena e jashtme do të ofrojë përmbajtje kulturore deri në fund të tetorit dhe programin e saj mund ta gjeni këtu.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / @studiovoxpopuli 

Galeria

Më shumë nga rubrika

Karikatura fokusohet në kritikën e shoqërisë ndaj dështimit të politikanëve

“Gjithçka që po ndodh tani në jetën tonë politike, me këto zgjedhje të vazhdueshme, është si të mbushësh boshllëkun me zbrazëti . Ne jemi si ato ketrat që vrapojnë vazhdimisht brenda rrotës , në mënyrë që të harxhojnë energjinë e..

botuar më 22-11-19 11.20.PD

“Për nëntë net në dhjetë” është mesazhi i Natës së Teatrove

Sot në mëngjes nis nata e teatrove. Mesazhi i nismës europiane në vendin tonë është “Për nëntë net në dhjetë”. Programi i tij përfshin mbi 100 shfaqje të zhanreve të ndryshme teatrore në 13 qytete - Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas, Ruse, Stara..

botuar më 22-11-19 7.15.PD
Ljudmill Stajkov

Akademikut Ljudmill Stajkov iu dha çmimi shtetëror “Shën Pajisij Hilendarski”

Në një ceremoni në Muzeun Historik Kombëtar, kryeministri në detyrë Gëllëb Donev i dha regjisorit të njohur Ljudmill Stajkov çmimin shtetëror “Shën Pajisij i Hilendarit”. Regjisori i njohur filmik u shpërblye për kontributin e tij në zhvillimin e..

botuar më 22-11-18 7.47.MD